Tirana, Xhulian Rrudho vishet “bardheblu”
Autori i Lajmit: red.
Xhulian Rrudho është blerja e parë e Tiranës për këtë vit. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e ekipit bardheblu. Sulmuesi nga Divjaka e Lushnjës, me një të kaluar te Kievo në Serinë A të kampionatit italian, pas prishjes së marrëveshjes verore me Partizanin, këto muaj është stërvitur me Fiorentinën në Itali. 21-vjeçari Rrudho gjatë merkatos verore u testua edhe me Lodz në Poloni. Rrudho është rritur si futbollist në Itali, ku ka luajtur me disa ekipe të njohura, përfshirë Ankonën e Kievon, madje ka luajtur edhe për disa minuta kundër Milanit të madh. Sipas trajnerit Kola, "afrimi i një lojtari të ri të talentuar si Rrudho do t i vlejë mjaft Tiranës për të ardhmen”. Ndërkohë, duket se blerja e Rrudhos përkon me largimin e sulmuesit Xhafaj, i cili këto ditë po provohet tek skuadra iraniane “Estegal” dhe është fare pranë largimit nga Tirana. Ndërkohë Mauro Bencivenga do të jetë ndihmësi i Agustin Kolës në stolin e Tiranës. Italiani 57-vjeçar e njeh ambientin bardheblu, pasi më parë ka qenë ndihmës i trajnerit Leonardo Menikini. Klubi i fundit që ka drejtuar Bencivenga është ai i Palestrinës në Serinë C2. Tirana, që e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë, 30 pikë, nis sot stërvitjet dimërore, ndërkohë që faza përgatitore do të zhvillohet në Kemer të Turqisë (10-24 janar), ku është parashikuar edhe një miqësore me Fenerbahçen.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009