Si ka mbijetuar shtëpia e Toptanëve me të vetmen banjo turke në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
“Emri i Krujës e ka origjinën nga fjala "kroje", burim uji natyral. Sipas të dhënave historike, në fillim të mijëvjeçarit të dytë në qytet dhe në rrethinat e tij kishte tridhjetë kroje, shumë prej të cilëve ekzistojnë dhe sot me emrat dhe historinë e tyre. Njëri nga krojet është dhe Kroi i Ballabanecit, që e ka marrë emrin nga një pasha turk i vrarë pranë tij. Ndërsa pas kalasë ndodhen pranë njëri-tjetrit Përroi i Taslloit dhe lisi gjigant i njohur me të njëjtin emër”
E njohur si “qyteti i bardhë”, Kruja është ndërtuar në një lartësi rreth 608 metra mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët nga ky qytet mund të shohësh bregdetin Adriatik nga Durrësi deri në derdhjen e Bunës. I njohur dhe si qyteti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeut, ajo është ndër qytetet më përfaqësuese në vendin tonë dhe me të drejtë banorët e tij thonë: “Kush nuk ka vizituar Krujën, nuk ka vizituar Shqipërinë”. Qyteti historik i Krujës ndodhet rreth 35 kilometra larg nga Tirana dhe diçka më larg nga Durrësi, me të cilin prej disa vitesh “bashkëjetojnë” në të njëjtin qark administrativ. Udhëtimi drejt Krujës ka disa stacione të rëndësishme natyrore, arkeologjike dhe historike, të cilave vitet e fundit u është shtuar terminali i ri i aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, një vepër moderne dhe shumë funksionale me kapacitet prej një milion udhëtarësh në vit - rreth 500 udhëtarë në orë. Modeli i tij lejon që kapaciteti të shtohet deri në tre milionë udhëtarë në vit. Kur ngjitesh me automjet nga Fushë-Kruja për në Krujë, pas 4 kilometrash do të ndeshësh në të djathtë tabelën me shenjën e monumentit arkeologjik “Albanopolis” dhe bashkë me të treguesin për në fshatin Halil. Pasi vijon edhe dy kilometra me makinë, pjesa tjetër është një shëtitje e këndshme mes rrënojave, mikpritjes së banorëve dhe natyrës së bukur të kësaj zone. Qyteti ilir i Zgërdheshit nuk përmendet si i tillë në ndonjë dokument historik, megjithëse shumë dijetarë besojnë se ai është Albanopolis, i përmendur nga historiani Ptolemeu. Kërkimet arkeologjike kanë treguar se vendosjet në këtë vend filluan në shekujt VII dhe VI para Krishtit, ndërsa gjatësia e mureve të kështjellës arriti në 1350 metra linear. Zgërdheshi ose "Albanopoli", siç u pëlqen ta quajnë banorët e zonës, u braktis në shekullin e dytë pas Krishtit dhe vendasit u shpërngulën në qytete, siç thuhet, "më të sigurta". Emri i Krujës e ka origjinën nga fjala "kroje", burim uji natyral. Sipas të dhënave historike, në fillim të mijëvjeçarit të dytë në qytet dhe në rrethinat e tij kishte tridhjetë kroje, shumë prej të cilëve ekzistojnë dhe sot me emrat dhe historinë e tyre. Njëri nga krojet është dhe Kroi i Ballabanecit, që e ka marrë emrin nga një pasha turk i vrarë pranë tij. Ndërsa pas kalasë ndodhen pranë njëri-tjetrit Përroi i Taslloit dhe lisi gjigant, i njohur me të njëjtin emër. Në Krujë ka shumë teqe e tyrbe që i kushtohen besimit mysliman bektashi. Një nga më të vjetrat është Teqeja e Dollmës, në Kalanë e Krujës, ndërsa më e njohura është ajo e Sarisalltëkut, që ndodhet mbi malin e Krujës, rreth 6.7 kilometra larg qytetit. Por pika më tërheqëse e qytetit është Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i cili ndodhet brenda mureve të kalasë mesjetare. Godina e muzeut është përfunduar në vitin 1982. Në sallat me eksponate që ruajnë një itinerar të historisë së popullit shqiptar në shekuj, vijnë çdo vit mesatarisht 80-90 mijë vizitorë. Një kopje e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut janë vendosur në sallën kryesore, ku ndodhen flamujt me stemat e familjeve të mëdha që luftuan përkrah heroit. Një afresk gjigant i piktorit Naxhi Bakalli i kushtohet njërës nga betejat e mëdha pranë mureve të kalasë së Krujës. Portrete, piktura dhe libra të shkruar për Skënderbeun janë vendosur në mjediset e katit të tretë të Muzeut. Në oborrin e kalasë mesjetare, përballë Muzeut Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndodhet Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës. Ai është vendosur në një godinë të vitit 1760 të familjes Toptani. Shtëpia është një ndërtesë dykatëshe me mjediset e punishteve ose kantinat në katin e parë dhe mjediset e banimit në të dytin. Muret e muzeut kanë afreske origjinale 240-vjeçare, tavane të gdhendura në dru, mobilje të rralla, qilima dhe kostume tradicionale. Veglat muzikore, armët e kohës si dhe veshjet e grave dhe të burrave e bëjnë muzeun etnografik të Krujës mjaft të veçantë. Banjoja turke me avull brenda shtëpisë mund të konsiderohet si e vetmja e këtij lloji që ka mbetur në Shqipëri. Në muze ndodhen rreth 1 100 objekte origjinale që dëshmojnë për mënyrën e jetesës së kësaj treve në shekujt 18-19. Në rrugën që çon për në Kalanë e Krujës është dhe "Pazari", mbase më i pasuri në Shqipëri me punime artizanale të traditës së vendit. Një pikë tjetër mjaft e njohur e zonës është dhe Qafë-Shtama, me ujin e famshëm dhe një park kombëtar me të njëjtin emër, në një lartësi 1.200 metra.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009