Sot, Dita e Ujit të Bekuar
Autori i Lajmit: red.
Besimtarët ortodoksë dhe katolikë kudo në botë, festojnë më 6 janar Ditën e Ujit të Bekuar. Sipas Biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre dijetarë panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem, yllin që paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Të tre dijetarët: Melchiorri, Baldassari dhe Gasperi, u nisën nga vende të ndryshme për të parë dhe për t i ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmijë. Duke u nisur nga ky fakt kjo ditë njihet si dita e bekimit të Zotit. Me rastin e kësaj dite, organizohen mesha, të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme, me bekimin e ujit dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. Për besimtarët ortodoksë të Serbisë dhe të Rusisë, kjo ditë përkon edhe me Ditën e Krishtlindjeve. Në këtë ditë grupi i besimtarëve, i prirë nga priftërinjtë dhe një grup fëmijësh të veshur me petka tradicionale të kishës, që simbolizojnë engjëjt gjashtëkrahësh, dhe Kryqi i Shenjtë, nisen nga kisha drejt vendit ku do të hidhet kryqi. Edhe pse ujërat janë tepër të ftohta, në këtë ditë, besimtarët marrin guximin dhe zhyten për të gjetur kryqin. Personi, i cili gjen kryqin, do të konsiderohet me fat gjatë gjithë vitit. Në lidhje me këtë festë ka lindur shumë kohë më parë në disa vise të Italisë edhe legjenda e Befanës. Që atëherë kjo festë, është bërë festë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plakë të shëmtuar, e cila tremb fëmijët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është zemërmirë, sepse u jep atyre dhurata të ndryshme.
Legjenda e Befanës
Për Befanën filloi të flitej në vitin 1200. Në traditën kristiane kjo ditë përkujton vizitën që tre dijetarët i bënë Jezu Krishtit fëmijë. Befana, që në ikonografinë popullore përfaqëson një plakë të shëmtuar por simpatike, vendos të shkojë pas tre dijetarëve për të takuar Birin e Zotit. Rrugës për në Betlehem, duke fluturuar mbi një fshesë, ajo ndalet shtëpi më shtëpi për t u dhënë fëmijëve dhurata të ndryshme me shpresën se ndonjëri prej tyre ishte Jezu Krishti. Por ajo nuk e pa asnjëherë Birin e Zotit. Që në atë kohë, duke fluturuar mbi një fshese, ajo u shpërndan fëmijëve dhuratat, që nuk ia dha dot Jezu Krishtit të vogël.
Si festohej Dita e Befanës
Që në kohën e lindjes së kësaj legjende, të vegjëlit i besonin shumë asaj. Befana pritej në të gjitha shtëpitë duke varur pranë oxhakut një çorap në të cilin fëmijët gjenin dhurata të lëna nga ajo. Në këtë ditë nuk përgatiteshin pjata të veçanta, por disa familje mblidheshin për të ngrënë gështenja ose arra. Për këtë rast në disa vende u ofrohej ndihmë familjeve më nevojtare duke u dhënë bukë, sheqer etj. Sot disa fëmijë besojnë se Befana ekziston me të vërtetë duke e imagjinuar dhe duke e pritur me padurim. Disa të tjerë nuk e besojnë, por presin me padurim dhuratat që prindërit e tyre fusin në çorapin e Befanës.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009