Obama pas 2 nentorit

Kur presidentet amerikane kane pesuar humbje te thella ne zgjedhjet per ne Kongres qe njihen si votimet e mesmandatit ata kane pasur tendencen tu kthehen problemeve nderkombetare.
Duke pasur ndikim te kufizuar te Kongresi ata kane pasur me shume hapesire manovrimi ne politiken e jashtme dhe njeheresh kane pasur rastin qe te duken teper te vendosur si burreshtetas.
Edhe presidenti Obama duket se do te perballet me humbje te konsiderueshme ne zgjedhjet e se martes. Pyetja eshte se a do te ndjeke ai te njejten rruge si paraardhesit e tij ne kushte te ngjashme Mbi te gjitha ai eshte nje president ne kohe lufte me nje cmim Nobel per paqe.
Problemi i vertete i Obames eshte fakti se ai nuk ka ndonje mundesi gjysme te gatshme per te arritur sukses ne politiken e jashtme.
Bota qe trashegoi ky president se paku ne Lindjen e Mesme dhe ne Azine Jugore nuk percaktohet nga fitoret ushtarake te SHBA-ve apo nga marreveshjet qe shenojne fundin e konflikteve.
Bota ku i duhet te veproje presidentit Obama nuk eshte bardhezi por gri e me plot hije. Permendim ketu aleatet e korruptuar armiqte e vendosur qe jane te veshtire per tu perkufizuar e klasifikuar konfliktet asimetrike dhe shtetet e deshtuara apo ne rruge drejt deshtimit.
Nuk ka heronj apo rezultate perfundimtare. Ne kete kuptim pavaresisht nese zgjedhjet e se martes nxjerrin fitues republikanet duke iu dhene atyre drejtimin e te dyja dhomave te Kongresit Obama ka hapesire per te vepruar nese shfaqet ndonje mundesi ne planin nderkombetar.
Eumlshte e qarte se Obama ne planin e brendshem do te hase me shume rezistence gjate dy vjeteve te mbetur te mandatit te tij.
Ne politiken e jashtme pengesat kryesore Obames nuk do ti vijne nga Kongresi por nga grupet fisnore ne Irak Iran e Afganistan pavaresisht sa te vogla mund te jene ato. Do te jene pikerisht keto grupime qe do te formesojne suksesin apo deshtimin. Nese do te jete i mencur sa duhet presidenti do te mbaje nje retorike e ambicie relativisht modeste.
Me gjithe perqendrimin e te gjitheve rreth faktit se si do ta ndryshojne politiken e Obames zgjedhjet e mesmandatit fati i politikave presidenciale ne Afganistan Irak Iran dhe rreth konfliktit izrealito-palestinez do te varet nga politikat e vete ketyre vendeve e grupimeve.
Shume me pak e ardhmja e politikave ne keto pjese te botes do te varet nga ajo qe thone drejtuesit e demokrateve apo republikaneve ne Kongres.
Ne kete bote te re ku fiset e vogla kane ne dore pushtet te madh mundesite e Shteteve te Bashkuara jane te kufizuara. Ne jemi shnderruar ne nje Guliver te koheve moderne te mberthyer nga grupime interesat e te cilave nuk jane dhe tonat.
Le te marrim rastet e Pakistanit e Iranit. Do te jene zhvillimet e brendshme politike ne keto vende ato qe do te percaktojne dhe politiken e tyre te jashtme.
Ne kete kuptim opsionet e Obames jane jo pak te zymta. Ruajtja e stabilitetit te Pakistanit apo parandalimi i Iranit qe te prodhoje arme berthamore do te varen shume me pak nga aritmetika e numrave ne Kongres dhe shume me teper nga ngjarjet ne terren mbi te cilat Uashingtoni ka shume pak ndikim.
Duke thene keto duhet te theksojme se menyra se si do ta zhvillojne lojen republikanet ne Kongres do te ndikoje ne menyren e perceptimit te Obames jashte vendit.
Aleatet dhe rivalet e Shteteve te Bashkuara do ta studiojne me kujdes shkallen e dobesimit te presidentit nga keto zgjedhje. Natyrisht bazuar ne analizat e tyre do ti marrin edhe vendimet dhe do ti percaktojne qasjet per ceshtje te ndryshme.
Ne keto kushte Obama mund te tundohet nga ideja qe tu kushtoje me shume kohe ceshtjeve te jashtme e me pak atyre te brendshme. Per nje president ne kohe lufte e me nje cmim Nobel per paqen kjo duket alternative me se e logjikshme.
Por ndonese ne disa raste marrja me republikanet mund te qelloje te jete me e veshtire sesa bisedimet me Hamid Karzain presidenti duhet te merret me ta pasi kjo eshte me e mira per Shtetet e Bashkuara.