E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet publike, realizohen 84 për qind

Ministria e Financave ka publikuar dje bilancin e 6-mujorit të parë të këtij viti. 

Sipas ministrit Ridvan Bode, gjatë këtyre muajve niveli i realizimit të investimeve publike është në nivele goxha të mira. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, investimet janë realizuar në masën e 84%, nga të cilat investimet e brendshme 93%, dhe investimet e huaja 79%. “Investimet e 6-mujorit të parë të këtij viti janë 2.5 herë më të larta nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose 2.3 herë më të larta se 6-mujori i vitit 2005”, ka thënë Bode. Pra, mbi 30% e shpenzimeve të kryera gjatë këtyre muajve janë përdorur për investime publike. “Këto rezultate mundësuan që qeveria të përgatisë dhe të çojë në Parlament një buxhet shtesë, i cili do të miratohet këtë javë nga qeveria dhe do të diskutohet së shpejti nga Kuvendi”, është shprehur Bode. Sipas tij, këtë vit synohet që të kalohet pragu i 28% të ardhurave në raport me PBB–në, nga 22–23% që ka qenë para 3 vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›