Alarmi i zjarreve, vetëm dje 4 vatra në të gjithë vendin
Plot katër vatra të konsiderueshme zjarresh janë shënuar dy ditët e fundit në të gjithë vendin.
Temperaturat e larta të korrikut si edhe pakujdesitë njerëzore kanë shkaktuar lindjen e zjarreve në Has, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Përhapja e shpejtë e tyre është ndihmuar edhe nga prania e erës në këto vende. Në Has dhe në Gjirokastër zjarret kanë përfshirë terrene malore duke shkatërruar pyje dhe kullota, në Berat janë djegur më shumë se 5 hektarë ullinj në komunën e Poshnjës, ndërsa në Vlorë zjarri i nisur në pyllin e Sodës ka rrezikuar dy hotele që ndodheshin aty pranë. Mësohet se në Has flakët kanë përfshirë malin Pashtrik në komunën Gjinaj. Në Gjirokastër shkak i zjarrit ishte një shkëndijë e dalë nga makineria e një bujku, duke u djegur 7 hektarëve kullotë pranë zonës kufitare. Ndërhyrja e zjarrfikësve vendase dhe nga Janina ka qenë e menjëhershme pas evidentimit të këtyre ngjarjeve. Ata kanë lokalizuar zjarret dhe kanë bërë të mundur izolimin e tyre.