Letërporosia në Qipro rrezikon dështimin e hetimeve për Fazliçin
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Hetimet për serbo-boshnjakun Damir Fazliç po shkojnë drejt dështimit. Shkak për mosfinalizimin e hetimeve është bërë mosardhja e letërprorosisë së dërguar Qipros për të dhëna mbi kompaninë “Altaria Research Limited” dhe transaksionet bankare. Afati i përfundimit të hetimeve është java e parë e muajit prill, ndërkohë që hetimet kanë ngecur plotësisht. Nëse Prokuroria do të marrë një përgjigje negative nga autoritetet qipriote atëherë akuzat e ngritura ndaj serbo-boshnjakut mund të bien. Hetimet kanë mbërritur në pikën përfundimtare ku janë mbledhur të gjitha të dhënat në lidhje me aktivitetin e Fazliçit në vendin tonë. Gjithashtu, organi i akuzës ka marrë edhe dëshmitë e bashkëpunëtorëve dhe përfaqësuesve të serbo-boshnjakut. Por të gjitha hetimet e deritanishme varen nga letërporosia e dërguar në Qipro. Hetimet për Fazliçin kanë nisur pas shitjes së dyshimtë të kompanisë “Croun Acuiqistion” tek kompania qipriote “Altaria Reaserch Limited” me seli në Qipro.
Akuza
Prokuroria ka hedhur dyshimet se shitblerja e kompanisë është fiktive dhe ajo është bërë vetëm për të pastruar para. Ndërkaq edhe pas deklarimeve të Damir Fazliçit kjo hipotezë zbehet edhe më shumë, pasi nuk është vërtetuar ende nëse ka qenë një shitje fiktive apo ajo është bërë nëpërmjet dy palëve të ndryshme. Kompania “Croun Acuiqistion” me pronar të vetëm Damir Fazliçin, i është shitur kompanisë “Altaria Reaserch Limited” ku Fazliç është aksioner dhe kryetar i bordit drejtues. “Për të mbyllur dhe nxjerrë një konkluzion në lidhje me kryerjen apo jo të kësaj vepre penale, jemi të detyruar të presim ardhjen e përgjigjeve të letërporosive të dërguara në Qipro. Llogaritë bankare të këtij vendi, të cilat janë përdorur nga kompanitë e biznesmenit Fazliç në transferta të ndryshme parash, nga njëri shtet në tjetrin dhe në Shqipëri", - thanë burimet zyrtare, por të rezervuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke shtuar se hetimet e pastrimit të parave ndaj mikut të kryeministrit Sali Berisha, serbo-boshnjakut Fazliç kanë ngecur dhe rrezikojnë dështimin për shkak të mosardhjes së letërporosive të dërguara nga Prokuroria e Tiranës nëpërmjet rrugës zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Hetimet
"Hetimet e nevojshme në Shqipëri për dosjen “Fazliç” kanë përfunduar thuajse tërësisht, duke sekuestruar një sërë shkresash, kontratash të blerjes së 14 hektarëve tokë në fshatin “Rinia” të Porto Romanos në Durrës, marrja në pyetje e banorëve që ia kanë shitur këto prona, pyetjen e personave që kanë punuar për llogari të serbo-boshnjakut Fazliç, vetë personin në hetim dhe shumë shkresa të tjera që janë administruar në fashikullin hetimor. Sipas këtyre burimeve, letërporosia që pritet të vijë nga Qiproja ka të bëjë me të ardhurat e përdorura nga shoqëria "Altarie Reserach Limited" për blerjen e kompanisë "Croun Acquisition" me një vlerë prej rreth 1 milion e 750 mijë euro, para këto që kanë ardhur në Shqipëri nga një filial bankar në Londër, ku më pas një shumë e caktuar është dërguar në Zvicër dhe në Bosnjë. Sipas Prokurorisë, me shitjen e kompanisë "Croun Acquisition" tek kompania me seli në Qipro, "Altarie Reserach Limited", biznesmeni Fazliç i ka shitur 140 mijë metra katrorë truall, me dy parcelat në fshatin “Rinia” të komunës Porto Romano në Durrës, pa paguar detyrimet tatimore pranë institucioneve vendase.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2009