Letërsia, notat për të gjithë maturantët
zirina llambro
Plot 1197 nxënës në të gjithë vendin nuk kanë mundur të marrin nota kaluese në provimin e Letërsisë. Ndërkaq, rreth 4000 maturantë janë vlerësuar me notat 9 dhe 10. Në listën me numrat ID të maturantëve mbizotërojnë notat 7 dhe 8, por të shumta në numër janë dhe 5 e 6. Dje Ministria e Arsimit publikoi rezultatet e provimit të parë të detyrueshëm të Maturës Shtetërore. Afishimi i notave në shkolla do të nisë sot. Gazeta publikon të plota listat me barkodet identifikuese të nxënësve. Emrat nuk janë vendosur në listat paraprake për arsye konfidencialiteti. "Ka dhjetëra maturantë që nuk duan t'u dalë emri në media, ndaj paraprakisht listat po publikohen vetëm me kodet ID. Ndërsa listat e afishuara në shkolla do të kenë edhe emrin e mbiemrin", sqaroi këshilltarja për mediat pranë MASH, Albana Mustafaraj. Ajo bëri me dije se në provimin e Letërsisë morën pjesë 37271 nxënës. Korrigjimi i tyre u krye në 4 qendra kombëtare vlerësimi, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. "MASH vlerëson se korrigjimi i dyfishtë, si element i ri i këtij procesi ishte rigoroz. Në analizë të rezultateve përfundimtare mund t'ju komunikoj se 13,13 % e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 1197 pra (3,21%)", tha Mustafaraj. Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF