E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria publikon listën e financuesve të terrorizmit



Artan CENA
TIRANË - Shqipëria ka miratuar listën e organizatave dhe të individëve që financojnë terrorizmin në botë. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave. Dje është vendosur për disa shtesa në vendimin “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar, sipas nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. N
dryshimet janë bërë me propozimin e ministrit të Financave. Shtesat janë vënë në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), për financimin e terrorizmit. Në vendim thuhet se, në “listën e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për talebanët dhe Al-Kaedan.
Financimi i terrorizmit
Financimi i terrorizmit ka kuptimin e aseteve të çdo lloji, të prekshme apo të paprekshme, të luajtshme ose të paluajtshme, pavarësisht se si janë vënë, dhe dokumente ligjore ose instrumente të çdo forme, përfshirë këtu rrjete elektronike ose dixhitale që dëshmojë të drejtat ose interesin në asete të tilla si kredi bankare, çeqe udhëtarësh, çeqe bankare, mandatpagesa, aksione, siguracione, bono, urdhërpagesa, letra krediti. Të ardhura për terrorizmin konsiderohen të gjitha ato fonde që rrjedhin nga ose janë siguruar drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes kryerjes së një shkeljeje. Sipas konventës së OKB-së, çdo person konsiderohet se kryen një shkelje nëse ai direkt ose indirekt, në mënyrë të paligjshme dhe me dëshirë, siguron ose grumbullon fonde me synimin që ato të përdoren ose ka dijeni se ato do të përdoren plotësisht ose pjesërisht për të kryer një financim të një organizate terroriste.
Ndryshimi i rregullave
Sipas vendimit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, subjekte të këtij udhëzimi janë përcaktuar të gjithë personat fizikë ose juridikë dhe konkretisht: avokatët, noterët, përfaqësuesit e tjerë ligjorë dhe ekspertët kontabël të autorizuar të pavarur, kontabilistët e miratuar të pavarur dhe zyrat e konsulencës financiare kur përgatisin, kryejnë transaksione dhe kontrollojnë për klientët e tyre veprimtaritë e mëposhtme. Në rastet kur kemi kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimin e parave, të letrave me vlerë ose të aseteve të tjera; administrimin e llogarive bankare; administrimin e pjesëve të kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin ose administrimin e shoqërive tregtare; krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë; marrëveshjet ligjore, shitblerjen e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare.

Organizatat dhe individët
Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët
1. Sirajuddin Jallaloudine Haqqani
Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Kaeda
1. Adil Muhammad Mahmud Abd Al-khaliq
2. Abu Sufian Al-Salamabi Muhammed Ahmed Abd al-Razziq
3. Ghuma Abd’Rabbah
4. Abdulbasit Abdulrahim
5. Najmuddin Faraj Ahmad
6. Jaber Abdallah Jaber Ahmad Al-Jalahmah
7. Hamid Abdallah Ahmad Al-Ali
8. Abd Al-rahman Al-Faqih
9. Mohammed Al Ghabra
10. Abd Al-rahman Muhammad Jaffar ‘Ali
11. Fahd Muhammad 'Abd Al-'Aziz Al-Khashiban
12. Abd Al Hamid Sulaiman Muhammed Al-Mujil
13. Fazël-a-Tul Shaykh Abu Mohammed Amwn Al-Peshawari
14. Said Ali Al-Shihri
15. Khalifa Muhammad Turki Al-Subaiy
16. Abdul Rahim Al-Talhi
17. Nasir 'Abd-Al-Karim 'Abdullah Al-Wahishi
18. Muhsin 2: Fadhil Ayed Ashour Al-Fadhli
19. Haji Muhammad Ashraf
20. Ricardo Perez Ayeras
21. Mahmoud Mohammad Ahmed Bahaziq
22. Mohammed Benhammedi
23. Ibrahim Abdul Salam Mohamed Boyasswr
24. Suhayl Fatilloevich Buranov
25. Sulayman Khalid Darwish
26. Ahmed Deghdegh
27. Redendo Cain Dellosa
28. Feliciano Semborio Delos Reyes jr.
29. Pio Abogne de Vera
30. Yahia Djouadi
31. Abdelmalek Droukdel
32. Redouane el Habhab
33. Maftah Mohamed Elmabruk
34. Abdelrazag Elsharif Elosta
35. Salah Gasmi
36. Fritz Martin Gelowicz
37. Gun Gun Rusman Gunawan
38. Abid Hammadou
39. Abdul Haq
40. Bekkay Harrach
41. Jamal Housni
42. Al Sayyid Ahmed Fathi Hussein Eliwah
43. Najmiddin Kamolitdinovich Jalolov
44. Abdulbaqi Mohammed Khaled
45. Zaki-ur-Rehman Lakhvi
46. Ruben Pestano Lavilla, jr
47. Mohamed Moumou
48. Mubarak Mushakhas Sanad Mubarak Al-Bathali
49. Mohammed Yahya Mujahid
50. Tahir Nasuf
51. Dinno Amor Rosalejos Pareja
52. Joko Pitono
53. Arif Qasmani
54. Abu Rusdan
55. Hafiz Muhammad Sawd
56. Hilarion del Rosario Santos III
57. Daniel Martin Schneider
58. Atilla Selek
59. Muhammad 'Abdallah Salih Sughayr
60. Angelo Ramirez Trinidad
61. Adem Yilmaz
62. Zulkarnaen
Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Kaeda
1. Al-Qaida in Iraq
2. Al-Qaida in the Arabian Peninsula (aqap)
3. Islamic Jihad Group
4. Meadoëbrook Investments Limited
5. Movement for Reform in Arabia
6. Ozlam Properties Limited
7. Rajah Solaiman Movement
8. Sanabel Relief Agency Limited
9. Sara Properties Limited

Policët rrugorë të Kosovës, patrullime në Shqipëri
Shqipëri-Kosovë, qytetarët do të kontrollohen vetëm në një doganë
KUKËS - Nënshkruhet në Morinë të Kukësit marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për lehtësimin e lëvizjes në të dyja anët e kufirit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar dje nga dy ministrat e Brendshëm të dy vendeve, Lulzim Basha dhe Bajram Rexhepi, si dhe nga dy krerët e policive, Hysni Burgaj dhe Behar Selimi, kontrolli do të ushtrohet vetëm në njërën nga pikat doganore. Kështu, nëse shtetasit kosovarë do të hyjnë në Shqipëri për pushime gjatë sezonit turistik kontrolli i tyre do të bëhet vetëm në pikën kufitare të Kukësit, pra në Morinë, dhe anasjelltas për shtetasit shqiptarë që kërkojnë të hyjnë në tokën kosovare. Marrëveshja do të jetë në fuqi përgjatë 3 muajve të sezonit turistik veror. Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës do të patrullojnë së bashku në të gjitha akset kryesore rrugore gjatë sezonit turistik deri më 15 shtator 2010. Memorandumi i bashkëpunimit për këtë çështje u nënshkrua dje në Morinë, Kukës, nga drejtorët e Përgjithshëm të Policive të Shqipërisë dhe Kosovës, në prani të ministrave të Brendshëm Lulzim Basha dhe Bajram Rexhepi. Në bazë të këtij memorandumi, shërbimet policore rrugore të dy vendeve do të konsolidojnë edhe më tej bashkëpunimin gjatë sezonit turistik, për të kontrolluar sigurinë rrugore dhe parandaluar kundërvajtjet administrative në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet.

17 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›