Letra/ Në prag të festës së madhe kombëtare

Ditën e ngritjes së Flamurit tonë Kombtar, edhe këtë vit, do ta festojnë shqiptarët nga të gjitha trevat, dhe nga diaspora. Dita e Flamurit është e vetmja festë kur shqiptaret njihen më te bashkuarë.Ditën e ngritjes së Flamurit nga burrat e kombit më 1912, e festojme si festë me plot krenari, si festë madheshtore e cila per shqiptaret me viset e saj te robëruara ishte e privuar plot 98-vjet me radhë. Dita e Flamurit është festë kombëtare, ditë e bashkimit e të gjithë shqipttarëve.Kujtojmë Nëntorin e Skenderbeut, në vitin 1443, në Kështjellën e Krujës u ngrit Flamuri Kombëtar. Pastaj, 28 Nëntorin e vitit 1912, kur plaku mjekërbardhë, atdhetari i shquar Ismail Qemali në Vlorën heroike ngriti Flamurin kombëtar, dhe me nje ze të thellë tha: “Të rrojë Shqipëria e lirë”. Le të kujtojmë edhe një Nëntor të kuq në Kosovën heroike, ku m’u në ditën e Flamurit me 28 Nëntor, doli pra popullit të vet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe tregoi se jemi drejt nje Nëntori të tretë. Po ashtu 28-Nëntori eshte edhe nje feste tjeter e madhe, eshte ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, e njeriut qe ia ndërroi kahjen historisë, per te shkruar nje histori te drejt te re dhe te lavdishme. Le t’i bashkojme keto te gjitha dhe ta bashkojmë idenë se te bashkuar jemi me te fortë, drejt rruges qe 10 vjet me parë ka ecur UÇK-ja.
28-Nentori duhet të na forcoj me shume, te na bashkoj më shumë dhe te na shtyej qe te kuptojmë thellë trimërin dhe menqurin e shqiptareve nder shekuj. Në periudhen 98-vjeçare shqiptaret jashtë kufirit të Shqipërisë u munduan disa herë te benin ate qe bene Ismail Qemali, Isa Boletini e shumë te tjerë, dhe nga kjo e kaluar provuan të arrijnë nje fitore, ta çlirojnë atdheun e ta bashkojnë endrren e madhe shekullore. Me 17 shkurt Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran, dhe ëndrra e Kosovës, apo gjysma e saj u realizua, pritet qe nentorët që do vijnë, t’i bashkojë shpresat dhe ëndrrat e gjithë shqiptaëve kudo që janë.
...