Djajtë fitojnë derbin
14/02/2005
Edhe një herë skuadra e Mançester Junajtid, ka ruajtur të paprekur distancën e nëntë pikëve me liderët e Çelsit. Sigurisht kjo ishte një ndeshje tepër e veçantë, sepse bëhet fjalë për derbin e Mançesterit. Djajtë e kuq janë përballur me skuadrën e Kevin Kigan, e cila deri tani ka qenë e vetmja që i ka sjellë probleme të vazhdueshme bluve të Londrës. Tashmë me fitoren e 17-t në këtë sezon Mançester Junajtid, ka ruajtur vendin e dytë me kuotën e 59 pikëve dhe do të presi kështu ecurinë e takimit që Arsenali do të zhvillojë me Kristal Palas ditën e sotme. Kurse Mançester Siti ka regjistruar humbjen e dhjetë, duke ruajtur të paprekur kuotën e 33 pikëve. Pjesa e parë ka shfaqur një lojë në të cilën nuk kanë munguar dyluftimet ndërmjet të dyja palëve, ku për djajtë është shquar më shumë Pol Skols. Ky i fundit ka tentuar disa herë të çaj rrethimin e mbrojtjes të fortë të Mançester Sitit, por nuk ia ka arritur qëllimit. Ndërkohë skuadra e Kigan është mjaftuar vetëm duke u mbrojtur, ku i vetmi që ka vënë në vështirësi djemtë e Ferguson ka qenë Shon Rajt Filips. Ai ka tentuar golin shpesh me inkursionet e tij nga krahu i djathtë, ku e ka vënë në siklet edhe mbrojtësin argjentinas Gabriel Haince. Pikërisht në momentin kur Mançester Siti, dukej se ishte kënaqur me këtë barazim, ka qenë Uejni Runi ai i cili ka kaluar në avantazh skuadrën e tij. Në minutën e 68, pas një harkimi nga Geri Nevil, në krahun e djathtë, talenti 19-vjeçar ka realizuar golin e parë. Kur kanë kaluar vetëm shtatë minuta Dan ka realizuar një autogol, që i ka dhuruar sigurimin e fitores djajve të kuq. Rastin më të pastër për Mançester Sitin, e ka patur Stiv Mekmanaman, i cili për fat të keq nuk ka arritur të ndryshoj aspak rrjedhën e takimit. Sidoqoftë ata që kanë triumfuar kanë qenë djajtë e kuq, të cilët nën drejtimin e Aleks Ferguson janë duke luftuar seriozisht për titullin kampion në Premier Ligë.