E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e OSBE-së



Prezenca e OSBE-së në Tiranë i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit, ku shprehej i njëjti shqetësim si ambasadori amerikan se në seancën ku do të raportonte kryeprokurorja e përgjithshme Ina Rama përfaqësuesve të OSBE-së u është kërkuar të largohen. Në letrën e tij, ambasadori shprehet se pjesëmarrja në procedimet e Parlamentit është një demonstrim esencial i angazhimit dhe interesit të qëndrueshëm të procesit parlamentar. “Prania jonë nuk ka vetëm qëllime informimi, por është rezultati i drejtpërdrejtë i mandatit tonë”. Ambasadori në të njëjtën kohë ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mënyrën se si sillen punonjësit e Kuvendit, si dhe të sigurisë së brendshme kur të pranishëm janë të huajt, titullarë të ambasadave të huaja. Por në dallim me Uidhersin, ai vë në dukje se gjithçka mund të jetë një keqkuptim.“Zonja Kryetare, besoj se kjo është e gjitha një keqkuptim i madh dhe se ju do t’i instruktoni rojat t’i lënë stafet diplomatike të qetë. U takon krerëve të misioneve të vendosin se cilin do të mandatojnë për t’i përfaqësuar. Në rast të mungesës së hapësirës, ata do të bëjnë vend për zyrtarët e lartë të ambasadës”, - shkruan Bosh. Ndërkohë që Kryetarja e Kuvendit i është përgjigjur tashmë letrës së Boshit, duke sqaruar se ishte vetëm një keqkuptim administrativ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›