Letra e plotë e Edi Ramës për Berishën
17/03/2010 Zotit Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë
Për dijeni: Përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri
Tiranë, 16 mars 2010
Zoti Kryeministër,
Do të kisha dashur sot t’ju shtrëngoja dorën për kurajën, por fatkeqësisht nuk mund t’ju shpreh veçse keqardhje për frikën Tuaj nga e vërteta që gjendet në kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Do të ishte dashur shumë që sot komisioni i Ligjeve të kishte hapur rrugën e zgjidhjes së problemit të rëndë që ekziston jo mes meje e Jush, as edhe mes partive a kampeve tona politike, po mu në mes të rrugës që ndan të shkuarën me të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ku prej njëzet vjetësh nuk bëhen dot zgjedhje të lira, të ndershme, të pakontestueshme, si në çdo vend tjetër evropian.
Do të donin të gjithë shqiptarët padyshim, por edhe të gjithë miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, që Kuvendi i Shqipërisë të jepte në datën 18 mars një provë urtësie e vullneti politik për ta zgjidhur krizën e vet duke dalë me një krejt tjetër përfundim nga ky i sotmi i komisionit të Ligjeve lidhur me nismën tonë.
Ndaj edhe Ju shkruaj me shqetësim të madh sot, në vigjiljen e 18 marsit, kur të gjithë, brenda e jashtë Shqipërisë, dëshirojnë ligjërimin e një marrëveshjeje dinjitoze që i jep vendit drejtimin e daljes nga kriza politike dhe vetë Parlamentit një frymëmarrje të re demokratike.
Vetëm duke u ngritur mbi ndjeshmëritë dhe interesat që mbajnë mbyllur rrugën e transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve dhe duke vënë interesin e vendit e të popullit sovran në themelin e një marrëveshjeje mes palëve, e cila do ta kthente në ligj jo veç për sot, por përgjithmonë, të drejtën e transparencës së zgjedhjeve përmes hetimit parlamentar, ky Kuvend do të bynte në historinë e demokracisë sonë jo si Parlamenti pa të ardhme i Ruzhdies, po si Parlamenti i ndarjes përfundimtare me standardet zgjedhore të Ruzhdies.
Këto standarde, absolutisht të papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për Bashkimin Evropian, deformuan shumëkund si në Ruzhdie zgjedhjet e 28 qershorit dhe kërcënojnë ta kthejnë në një lojë të paravendosur procesin zgjedhor në Shqipëri.
Ky është një kërcënim i patolerueshëm për fatin e demokracisë e të shtetit ligjor në këtë vend, ku një tjetër lojë e paravendosur kundër lirisë së zgjedhjeve na mbajti pesëdhjetë vjet larg Evropës, ndërkohë që njëzet vjet liri nuk kanë mjaftuar ende për të bërë zgjedhje si në Evropë a të paktën si në vendet e tjera të rajonit të trazuar ku jetojmë. Përfshirë edhe Kosovën që, megjithëse vetëm dy vjet shtet, zgjedh lirisht e garanton transparencë për zgjedhësit e saj.
Vrasja e besimit të qytetarëve te zgjedhjet dhe shkrirja përfundimtare e kufirit mes shtetit e pushtetit, adresuar si shqetësim serioz edhe në raportin e OSBE/ODHIR-it, do të ishin rrjedhojat me imediate të moshetimit të plotë e të pakushtëzuar të shtrirjes së fenomenit Ruzhdie në procesin zgjedhor.
Ja pse këtë letër, zoti Kryeministër, duhet ta konsideroni një ftesë për ta kthyer 18 marsin në ditën e një konsensusi historik për një betim që, siç e kemi pohuar pareshtur, nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë, as delegjitimimin e Parlamentit të dalë prej atyre zgjedhjeve të korruptuara, por vetëm çmontimin e mekanizmit të korrupsionit që ka kapur sistemin e administrimit zgjedhor në Shqipëri, siç e tregon rrëqethshëm prova e kutisë së Ruzhdies.
Hetimi që ne kërkojmë nuk ka të bëjë me të shkuarën, po vetëm me të ardhmen, sepse çlirimi i zgjedhjeve të ardhshme nga korrupsioni mund të bëhet vetëm përmes transparencës së zgjedhjeve të shkuara.
Kutitë duhet të hapen jo për të rinumëruar votat, por për të hetuar numërimin në një proces ku, sipas vetë OSBE/ODHIR-it, në një të tretën e tij numërimi ka qenë i keq dhe shumë i keq, si edhe dokumentacionin zgjedhor ku, ashtu si në Ruzhdie, janë bërë në një numër shumë kritik rastesh manipulime që nuk duhet të përsëriten kurrë më.
Kuvendi duhet të vihet në punë jo për të dubluar institucione të lira apo për tiu mbivendosur pushtetit gjyqësor, siç ju argumentoni pa asnjë bazë ligjore, duke kundërshtuar kërkesën tonë, po për të hetuar si është implementuar Kodi Zgjedhor, dhe sa është zbatuar në përgjithësi ligji gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009. E këtu lejomëni të besoj se nuk është e vështirë të ndajmë bashkë bindjen që jo mungesa e ligjeve të shkruara, po moszbatimi i ligjeve që kemi përbën problemin më të madh të Shqipërisë në rrugën drejt Evropës. E dimë të gjithë: në letër kemi një shtet me ligje që shkruhen sipas standardeve evropiane, në realitet një shtet prej letre shumë larg standardeve evropiane. Është koha të zbatojmë ligjet që shkruajmë dhe ti shkruajmë ligjet për ti zbatuar, zoti Kryeministër.
Përveçse një funksion i natyrshëm i organit suprem ligjvënës, ky që na refuzohet prej më shumë se gjashtë muajsh është një obligim jo veç kushtetues e ligjor, po edhe moral, etik e qytetar për një Parlament ku opozita, si njëra prej dy shtyllave ku mbështetet legjitimiteti i tij, kërkon transparencë të plotë në sytë e të gjithëve sot, për të garantuar siguri të plotë për të gjithë nesër.
Vetëm kështu mund të përmbushim plotësisht objektivin e përcaktuar ligjërisht të kontrollit parlamentar për hetimin mbi një çështje të veçantë me interes publik.
Vetëm kështu ky hetim, i mbështetur plotësisht mbi Kushtetutën e Republikës sonë, do të përmbushë jo vetëm të drejtën e ligjshme, po edhe detyrimin tonë të përbashkët karshi zgjedhësve:
a. Për të verifikuar zbatimin e legjislacionit gjatë një procesi zgjedhor kaq të dyshimtë e të kontestuar.
b. Për të identifikuar problemet që lipsen zgjidhur për të ardhmen duke propozuar ndryshimet përkatëse ligjore.
c) Për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë eventuale për moszbatimin e ligjeve në fuqi, të cilat, bash ashtu siç e përcakton ligji për hetimin parlamentar, Komisioni Hetimor ia çon për ndjekje të mëtejshme organeve të drejtësisë.
Vetëm kështu, falë kësaj abc-je të kulturës së transparencës dhe të kontrollit parlamentar, ne nuk do të kemi më në zgjedhje të ardhshme jo shumë, po asnjë kuti votimi si në Ruzhdie; nuk do të kemi më në zgjedhjet e ardhshme jo me dhjetëra mijëra si më 28 qershor, po asnjë numër identiteti të rremë në listat e votuesve; nuk do të kemi më në zgjedhjet e ardhshme jo me mijëra njerëz si gjithnjë deri më sot, po asnjë zgjedhës që do të guxojë të votojë me shumë se një herë me disa dokumente identiteti të falsifikuara; nuk do të kemi më në zgjedhjet e ardhshme jo një masë të frikshme emigrantësh të vjedhur në identitetin e tyre si vitin e shkuar, të cilët u kthyen në votues pa qenë fare në Shqipëri për zgjedhje, po asnjë syresh.
Paudhësitë e bëra me fletët e votimit, me identitetet e zgjedhësve apo me kutitë ku zë fill jeta demokratike, asgjë nuk mund ti gjejë, përderisa krimi i tyre kyçet përgjithmonë në terrin e kutive të pahapshme.
Ju e dini fort mirë, zoti Kryeministër, se konsensusi i shumëduartrokitur edhe nga komuniteti ndërkombëtar për reformën elektorale që i parapriu zgjedhjeve të shkuara, u bazua në garancinë e vendosur prej nesh, Partisë Socialiste, dhe të pranuar prej jush, Partisë Demokratike, në nenet 136/3 dhe 1.38/3 të Kodit Zgjedhor, të cilat shprehin qartësisht të drejtën e pakicës absolute të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy nga shtatë anëtarë, për të hapur çdo kuti që e gjykojnë të arsyeshme për rinumërim.
Pikërisht këto nene ishin garancia mbi të cilën u bazua edhe premtimi ynë elektoral se çdo votë ishte e sigurt në të gjitha rastet, vërtet të shumta, kur qytetarët e shqetësuar nga presionet aspak demokratike të shtetit të vënë në dispozicion të pushtetit, por edhe nga eksperienca e hidhur e së shkuarës Suaj në administrim zgjedhjesh, na pyesnin gjatë gjithë fushatës nëse do të ishte apo jo opozita në gjendje të mbronte votën e tyre.
Ne që i shkruam me dorën tonë e pastaj morëm jo pa mund e kohë konsensusin Tuaj për këto dispozita, e kishim shumë të qartë arsyen dhe përmbajtjen e tyre.
Ato ishin, le ta themi hapur, lëshimi Juaj për opozitën, kundrejt lëshimeve të opozitës në kuadrin e një marrëveshjeje transparente dhe të dobishme për vendin e për palët. Ishin këto lëshime reciproke që për herë të parë i dhanë vendit një reformë elektorale të kryer thuajse një vit përpara zgjedhjeve, krejt ndryshe nga tradita shumëvjeçare e arnimeve të natës së fundit. Falë kësaj reforme e klimës së dialogut që mundësoi edhe më shumë se kaq, duke e nxjerrë politikën nga kuadri tradicional i konfliktualitetit konstant, Shqipëria kurorëzoi përpjekjen për integrimin në NATO dhe u vlerësua mjaft pozitivisht nga Bashkimi Evropian pas shumë vitesh plot kritika në këtë drejtim.
Por sot më duhet tjua përsëris se kur Partisë Socialiste iu desh ta përdorte fill pas zgjedhjeve të 28 qershorit të drejtën e lartpërmendur për të hapur e rinumëruar kuti në Berat, Tiranë dhe Shkodër, Ju, nëpërmjet shumicës Suaj në KQZ, treguat se këtë të drejtë për transparencë na e kishit dhënë për të na e hequr pikërisht kur të na duhej, Kështu, padrejtësisht, përfaqësuesit Tuaj në KQZ e bënë ketë përmes një shkeljeje flagrante të ligjit dhe padenjësisht Ju e mbështetët këtë padrejtësi nga çasti i parë deri sot e gjithë ditën.
Kolegji Zgjedhor paskëtaj e vulosi nën presionin që dihet shkeljen e bërë nga KQZ-ja, duke vulosur kësisoj edhe rezultatin e zgjedhjeve përmes leximit në ligj të diçkaje të paqenë, të cilën ne si autorë të neneve përkatëse të ligjit as e kishim menduar, as e kishim shkruar, as e kishim votuar.
Ju e dini më mirë se askush që e drejta e pakushtëzuar për hapjen e çdo kutie të kërkuar nga pakica absolute e KQZ-së dhe rinumërimi i votave në sytë e publikut ishte çelësi i marrëveshjes sonë për reformën elektorale. Ashtu siç e dini padyshim edhe arsyen pse e hodhët në det këtë çelës, duke marrë peng edhe kutitë, sapo morët pushtetin që nuk mishëron vullnetin e qytetarëve që kanë hedhur votën në ato kuti. Megjithatë, opozita sot nuk kërkon më atë që iu mor padrejtësisht Partisë Socialiste dhe të tjera partive jashtë koalicionit tuaj që kërkuan rinumërim dje. Opozita kërkon vetëm atë që nuk duhet ti merret më askujt nesër.
Ne sot nuk kemi më punë me vendimet e KQZ-së e të Kolegjit Zgjedhor, zoti Kryeministër. Ato vendime të formës së prerë kanë vulosur rezultatin dhe ndarjen e mandateve të këtij Parlamenti, ku ne nuk kërkojmë asnjë karrige më shumë se çna kanë dhënë vendimet në fjalë, megjithëse shumë të padrejta. Po, më anë tjetër, ska asnjë dyshim se ne as mund të qëndrojmë mbi kutitë e mbyllura ku është magazinuar mekanizmi i korrupsionit elektoral në pritje për tu rivënë në lëvizje për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme.
Bojkoti ynë nuk futi në krizë demokracinë, kriza e demokracisë çoi opozitën deri në bojkot. Kjo krizë i ka rrënjët tek ai mekanizëm korrupsioni elektoral që ne ju ftojmë ta çmontojmë së bashku, urtësisht, paqësisht, drejtësisht, përmes një transparence që do të pengojë degradimin e mëtejshëm të procesit ligjvënës e qeverisës. Pa këtë transparencë, ky degradim çdo ditë e më shqetësues është i pandalshëm dhe sfida madhore e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë është seriozisht e kompromentuar.
Shqipëria nuk meriton të shkojë mbrapsht në një rrugë ku sot jemi më të vonuarit e rajonit. Shqiptarët nuk meritojnë të presin ende në radhën e gjatë pas derës së mbyllur të Evropës për një vizë apo ta shohin të vazhdojë tu largohet horizonti i bashkimit me familjen evropiane. Në emër të opozitës Ju riftoj ta afrojmë bashkërisht Evropën për Shqipërinë e shqiptarët. Duke bërë secila palë detyrën e vet dhe duke mos u fortifikuar në pozicione aspak ogurmira. Vendi ka nevojë për reforma e për dialog serioz mes palëve në përballimin e një krize demokratike, po edhe ekonomike, aspak të lehtë për tu kapërcyer. Opozita ka bërë gjithë sa ka mundur për të ardhur në pikën ku po ju presim të afroheni e të bëni Tuajën.
Ne kemi lëvizur me urtësi e kurajë drejt pikës ku çmojmë se konvergojnë interesat e të gjitha palëve, pa cenuar parimin e patjetërsueshëm të transparencës së zgjedhjeve të shkuara, me të cilin lidhet në fakt jo thjesht shkalla e lirisë dhe i ndershmërisë së zgjedhjeve të ardhshme, por edhe shkalla e respektimit të lirive e të drejtave kushtetuese në Shqipëri nga ana e Parlamentit e Qeverisë.
Bindja se degradimi i ndjeshëm i këtyre lirive e të drejtave gjatë dhe sidomos pas zgjedhjeve të shkuara, lidhet pikërisht me vetësigurinë që pushtetit i buron nga kontrolli i mekanizmit të sofistikuar dhe deri sot të paprekshëm të korrupsionit zgjedhor, na bën të palëkundur në mbrojtjen e parimit të transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve.
Por njëkohësisht bindja se më e mira nuk mund të bëhet duke bërë më të keqen për palën tjetër, si edhe, le ta themi pa ngurrim, respekti për opinionin e miqve dhe partnerëve të pazëvendësueshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Evropës, na bëjnë të dëgjueshëm ndaj të gjithë zërave që vijnë nga jashtë nesh. Përfshirë edhe zërin e palës Suaj, sigurisht.
Prandaj e njohëm rezultatin.
Prandaj pranuam parimin e mosndryshimit të tij, pavarësisht rezultatit të hetimit.
Prandaj u treguam tejet të matur në organizimin e protestave. Prandaj u kthyem në Parlament dhe morëm mandatet.
Prandaj propozuam një nismë konkrete, konform Kushtetutës, konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, po edhe konform opinionit të Komisionit të Venecias. Po, zoti Kryeministër. Ky komision është shprehur qysh në vitin 2001 për mosngushtimin e objektit të hetimit parlamentar nga mazhoranca, si edhe, dëgjojeni me vëmendje, konform faktit të thjeshtë që, pas zgjedhjeve të vitit 2005, komisionit të atëhershëm hetimor parlamentar për zgjedhjet i është lejuar hapja e kutive të votimit. Fakti që ai komision nuk e zhvilloi as sa dhe as si duhet procesin e transparencës, ishte një gabim të cilin zgjedhjet e vitit 2009 na mësuan se në asnjë mënyrë nuk duhet të përsëritet.
Ndërkohë Ju skeni lëvizur asnjë gjysmë hapi nga pozicioni Juaj fillestar, edhe pse funksioni i Kryeministrit të vendit, aq më tepër në kushtet aspak të lehta ku ndodhet demokracia dhe ekonomia e vendit, kërkon prej Jush kurajën e gatishmërinë për ta kuptuar siç është krizën shqiptare, të njohur tashmë ndërkombëtarisht, duke dëgjuar zërin e arsyes, jo duke besuar tek arsyeja e forcës.
Ju përpiqeni ta fortifikoni pozicionin tuaj të vjetër duke iu referuar sistematikisht Kushtetutës, si një pengesë që thoni se nuk ju lejon ta pranoni nismën ligjore të Partisë Socialiste. Kujt nuk do ti vinte mirë, përfshirë edhe mua pa as më të voglin dyshim, që Kryeministri i Shqipërisë të ishte mishërimi me fjalë e vepra i përulësisë ndaj ligjit themelor të shtetit.
Por e vërteta jofatlume është se këto ditë u rrumbullakos në njëzet numri i ligjeve të miratuara prej mazhorancës Suaj, që janë rrëzuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, po këto ditë një nismë e freskët e Qeverisë Suaj për të amenduar ligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit tonë i shtohet listës se afro dhjetë akteve të tjera, të pagjykuara ende prej Kushtetueses, ku lexohen qartë gjurmët e antikushtetushmërisë. Këto janë rekorde që fatmirësisht e ardhmja nuk do ti thyejë dot kurrë, por që fatkeqësisht tregojnë problemin e madh të së tashmes shqiptare për shkak të të kuptuarit që Qeveria Juaj ka me Kushtetutën qoftë në germë e qoftë në frymë. Një numër interesash e synimesh të lexueshme për të gjithë ia kanë bërë të rëndomtë kësaj mazhorance avazin e shkeljes.
Jo, zoti Berisha, nuk ju pengon Kushtetuta të pranoni projektin tonë, po mungesa e vullnetit politik për ta respektuar Kushtetutën! Ju i atribuoni Kushtetutës një përkufizim që ajo nuk e ka. Ju e lexoni sërish gabim apo siç iu pëlqen atë, ashtu siç lexoni gabim apo siç ju pëlqen vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që në fakt thotë pa asnjë ekuivok, njësoj si edhe Komisioni i Venecias, se objekti i hetimit përcaktohet nga pakica që propozon ngritjen e komisionit hetimor dhe nuk mund të kufizohet nga shumica e Parlamentit.
Zoti Kryeministër,
Nuk është ende vonë.
Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni është çlirimi i zgjidhjeve për shqiptarët. 18 marsi është dita e caktuar dhe e duhur për ta bërë së bashku në Kuvendin e Shqipërisë, në vëmendjen e jashtëzakonshme të opinionit publik shqiptar dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, hapin e madh drejt këtij çlirimi, që do të ndikojë fuqishëm edhe kundër fenomenit të korrupsionit në tërësi.
Le ta bëjmë këtë hap me kurajë e në mirëbesim reciprok, të ftojmë edhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë të na ndihmojnë me praninë dhe sugjerimet e tyre në procesin e transparencës, tu japim shqiptarëve mundësinë e një eksperience të pashlyeshme demokracie, duke e bërë transparencën instrumentin e shkuljes së korrupsionit nga procesi zgjedhor dhe duke u dhënë të gjithëve mesazhin shpresëplotë të shpëtimit të lirisë e garantimit të ndershmërisë së zgjedhjeve në Shqipëri. Ka ende kohë për të reflektuar, folur e zgjidhur këtë nyje gordiane me shpatën e kurajës politike e qytetare që kërkon një moment kaq delikat kur duhen hapa kurajozë përpara, duke filluar nga transparenca e zgjedhjeve e vazhduar vendosmërisht me reformat e tjera të integrimit dhe me implementimin e tyre për një Shqipëri evropiane, ku ligjet e shkruara të jenë ligje të zbatuara.
Fortifikimi i mëtejshëm i pozicionit Tuaj të vjetër, me argumente që janë vetëm një alibi e ngritur mbi frikën nga transparenca dhe si rrjedhojë refuzimi i transparencës nga ana juaj më 18 mars, do të ishte një gabim që sot nuk jemi në gjendje tia parashikojmë dot pasojat.
Uroj që ky të mos jetë rasti, por jam i detyruar tju siguroj publikisht se nëse kështu
do të ndodhë, opozita është përgatitur për ta vazhduar përpjekjen e saj demokratike në largimin e kësaj Qeverie.
Sinqerisht,
Edi Rama.