Letra/Deri kur ma kështu?
Mashtruesa dhe shpirtzez, qe me profesionin e tyre famekeq te vajtorit, apo vajtores, qarkullojne ne gjama e morte ne rrethet e verut te Shqiperise, si ne Shkoder e Malesine e Madhe, Puke, Tropoje, Lezhe, Milot, Kruje e Diber, duke perhapur zi e tmerr ne familjet fatzeza qe kane humbur te afermit e tyre. Keta vajtore e vajtore, profesioniste te palicensuar, mbjellin zi dhe grabisin qindra e mijera familje te mbytura ne vaj e lot. Ne dite te tilla, keto familje, e gjithe shoqeria dhe vendi ndiejne dhimbje te forta. Djali humb babain ose nenen e moshuar. Ne keto raste secili merr pjese ne varrim per te sjelle ngushëllim e force per dhimbjen e madhe. Jeta ka edhe fatkeqesi te tmerrshme, te padurueshme, njerezit vdesin edhe ne lulen e rinise, vdesin edhe ne fatkeqesi natyrore me dhjetra apo me shume, vdesin edhe ne shtete te ndryshme te botes, qe familjaret presin me dite e jave per t’i varrosur. Sa tragjedi qe kane pare familjet shqiptare ne shekuj!
Por ne shekuj shqiptaret, dhe ne vecanti veriorët, ne kapercimin e fatkeqesive dhe dhimbjeve te medha, i jane gjetur pranë njeri-tjetrit ne çdo rast, sidomos ne morte, duke e lehtesuar dhimbjen. Eshte bere tradite qe familjet ne morte te ndihmohen nga ana ekonomike per te perballuar shpenzimet mortore, po keshtu edhe pushteti lokal jep ndihme per keto familje dhe ne veçanti per jetimet apo per te moshuar qe mbesin vetem pas vdekjeve e te afermve.
Por a duhet te nderhyjme per te nxjerre nga skena zakon e tradita te demshme e te paperballueshme qe familjet me trauma e depersione te zhyten ne borxhe saqe nga tmerri i dyfishte e harrojne edhe te vdekurin? Sa keq qe ndodhe edhe keshtu!
Po,po. Dhimbje per te vdekurin dhe rrenim ekonomik per familjen qe humbi njeriun me te dashur. A ka ardhur koha qe e tere shoqeria te ndergjegjesohet per t’u prere rrugen ketyre shfaqjeve? Ku merren miliona leke? Sa mire do te ishte qe t’i ngushellojme familjet dhe jo vetem te mos i shpenzojme, po t’u vijme ne ndihme ekonomik me para sipas mundësive. Pse familja te shpenzojne 150 mije leke per nje vajtor ose vajtore.Te hiqen vajtoret,sepse me vajet e tyre fusin edhe ngaterresa qe nxisin edhe vrasje. Pse te rrine njerezit tere diten ne oborr te te shtepise ku ka mort? Eshte e tepert qe te perdoren çadra qe zene 200-300 vete te cilat kane nje çmim te kripur, ku i merr familja parate qe t’u japë për të ngrene 300-400 personave? Ka ndodhur qe edhe ndenjen ne banket, e vadisin me lot. Sa keq, sa gjynah!
Perseri banket ne diten e trete, e perseri banket per nje vjetor. Perseri vajtore e vajtore qe s’derdhin asnje pike lot, por mbushin xhepat me leke ne dem te femijeve qe po rriten. Perseri dallkaukë e llafazane qe u vjen era raki leshojne levdata te panumerta per te vdekurin, duke u nxire jeten femijeve qe po rriten dhe duke i futur borxh me miliona leke. Ne kete situate fajdexhinjte japin leke me interesa te larta. Nje femije u tmerrua kur shkulen domatet, kastravecat, patatet, prishen lulet ne oborr, shthuren gardhet dhe s’lihet gje pa prishur, duke e bërë oborrin “aerodrom” per te ngritur çadra kampingjesh qe te rrine ne hije gjamataret. Kjo ceremoni vazhdon deri ne tre dite duke rrenuar nje familje fatzezë dhe duke i prerë mundesite qe pas ketij morti te jete e pamundur qe te hane as bukën thate.
I vdekuri varroset, por familja e shkrete derdh lotë per te afermin dhe qan edhe per borxhin qe i duhet ta shlyejë. Ku t’i marrë parate familja e shkrete?!
Deri kur ma kështu?