E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine, Valdete Dakakryetarja e re e KQZ-së

PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu emëroi të mërkurën gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, Valdete Daka, anëtare dhe kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës mësohet se emërimi është bërë në bazë të Nenit 84, pika 26, dhe Nenit 139, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenit 61 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Daka ka dhënë betimin të mërkurën përpara presidentit Sejdiu, në një takim ku merrnin pjesë edhe anëtarët e tjerë të KQZ-së.

Ndryshe, ditë më parë ish kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore.
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›