E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, në Afrikë nis stina e dimrit dhe bora

JOHANESBURG-Në Afrikën e Jugut ka nisur stina e dimrit, teksa dëbora që ka nisur të bjerë në zonat malore mund të shkaktojë probleme për Kupën e Botës. Bilanci i parë janë disa aksidente të shkaktuara në Kepin Lindor si edhe disa rrugë të mbyllura, që kanë penguar tifozët të lëvizin lirisht nga njëri vend në tjetrin. Organizatorët kanë bërë të ditur se dëbora është një gjë e zakonshme në këto zona, ndërsa disa ndeshje do të luhen në temperatura poshtë zeros. Takimi i radhës në Kejp Taun, ai i së premtes mes Anglisë dhe Algjerisë, është i pari që rrezikon të luhet në kushte tepër të këqija atmosferike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›