E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e pensionevengre Greqinë në protesta

ATHINë- Greqia është përfshirë sërish nga protesta masive kundër reformës së pensioneve që qeveria po negocion me një mision BE-FMN, përpara se ta paraqesë për votim në parlament.

Sot për 24 orë, metrotë e Athinës do të jenë të paralizuara plotësisht, ndërsa nesër janë paralajmëruar protesta edhe nga punonjësit e transporteve urbane.

Një manifestim është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme nga dy konfederatat kryesore sindikaliste, ajo e sektorit privat "Gsee" dhe ajo e sektorit publik "Adedy", paralelisht me protestën e sindikatës komuniste "Pame" dhe me ato të organizatave pranë të majtës radikale.

Sindikatat po përgatisin një grevë të re të përgjithshme, e pesta kundër planit të kursimit, me rastin e paraqitjes në parlament të projektligjit për pensionet, parashikuar brenda muajit.
(e.n/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›