Letra/Dëshmoj si Artan Shkëmbi grabiti 20 milionë lekë për filialin e universitetit të Pogradecit
Rubrika “Shpirziu i partisë në Pogradec”
E njoh prej kohësh Shkëmbin. Një fotografi me dhembë që del, s’e fsheh dot kafshimin që po i bën qytetit. Pogradeci ndihet i copëzuar pasi krye-bashkiakut në ikje i cili nuk është ngopur së shkatërruari këtë qytet prej 8 vitesh të drejtimit të tij. Ky njeri i cili e ka trajtuar qytetin si pronë të tij dhe nuk ka bërë asgjë për qytetarët. Të flasësh për drejtimin e bashkisë së Pogradecit nga Artan Shkëmbi nuk ke se çfarë të thuash dhe sikur të kesh dashamirësinë më të madhe për të. Kjo është e tmerrshme sepse bilanci i tij në dy mandate është i zi sepse rezulton se krye-bashkiaku në ikje nuk ka asfaltuar pjesën më të madhe të rrugëve, nuk ka ndërtuar asnjë shkollë, kopsht, çerdhe të re dhe as ri-konstruktuar ato ekzistuese, nuk ka transport publik në qytet dhe pse janë blerë 3 urbanë dhe aplikohen fonde për transportin publik. E ndërkohë që në qytetin e Pogradecit nuk bëhet asgjë qytetarët duket se kanë paguar për të pasuruar kryebashkiakun sepse fondet e akorduara kanë pasur si destinacion llogaritë e Artan Shkëmbit. Më konkretisht le të argumentojnë për opinionin publik e veçanërisht qytetarët e Pogradecit se si Artan Shkëmbi përvetëson për vete dhjetëra milionë lekë.
Kur themi që në këtë shkrim duam të argumentojmë më shumë për qytetarët e Pogradecit iu referohemi dy argumenteve bindëse për të cilët qytetarët e Pogradecit janë dëshmitarë. Teksa i hedh një sy planit të shpenzimeve për bashkinë e Pogradecit konstatohet qartë diferenca e planifikimit të shpenzimeve për filialin e universitetit nga viti 2010 dhe në 2011. Nuk ka asnjë gjë të keqe nëse rriten shpenzimet për universitetin në kuadrin e rritjes së cilësisë së mësimdhënies apo dhe përmirësimit të kushteve, por kur planifikimi i fondeve bëhet në mënyrë klienteliste me qëllim pasurimin e kryetarit të bashkisë së Pogradecit kjo është e pa moralshme. Më konkretisht po teksa sheh buxhetin e bashkisë për dy vitet konstaton se për vitin 2010, u planifikuan 600.000 lekë shpenzime dhe 450.000 lekë pajisje ne total 1.050.000, kurse për vitin 2011 ku ndryshoi godina dhe u transferua universiteti në godinën që nga pogradecarët të gjithë njihet si prone e kryetarit të bashkisë, janë planifikuar 2.900.000 lekë shpenzime të padetajuara dhe 1.000.000 lekë për pajisjet, gjithsej 3.900.000 lekë. Madje sikur të mos mjaftojë kjo, kryebashkiaku, falë të qenit i pasur në kurriz të pogradecarëve, ka hapur edhe një shkollë private me emrin cinik “Rilindja. Dhe si për ironi autobusët e marrë për transportin urban në qytet çojnë fëmijët në shkollën pronë e kryebashkiakut.