E Diel, 1 Nëntor 2026

Andrea Mano do mbrojë identitetin e qytetit – “Rruga e vetme” nuk sjell dimensione zhvillimi”

02-05-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së Ilir Meta rinovon në Korçë mbështetjen për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e djeshme një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Korçës, ku ka kërkuar angazhim të tyre, për të bërë të mundur fitoren e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Andrea Mano. Ai u shpreh se alternativa e Manos është ajo që do të zhvillojë Korçën, duke harmonizuar idetë dhe projektet moderne me traditën shekullore të këtij qyteti, përkundër alternativës së kandidatit të majtë, i cili në gjithë këto vite shkatërroi gjithçka me vlerë kishte ky qytet.
Meta tha se “ne duam që Korça të zhvillohet, por jo duke e shkatërruar atë, siç po bën kryetari në detyrë Niko Peleshi. Ne jemi kundër projekteve jo-transparente. Ne duam që Korça të zhvillohet, por jo duke e shkatërruar atë, pasi Korça është një vlerë historike, një vlerë kulturore, një vlerë muzeale jo vetëm për komunitetin e saj, por të gjithë vendin e për të gjithë kombin”, tha Meta.
Ai tha se janë me dhjetëra intelektualë të njohur korçarë dhe me dhjetëra të tjerë nga vendi që ju dhimbsen vlerat historike e kulturore të Korçës që duhen ruajtur dhe restauruar.
“Ka ardhur koha për një Korçë që të ofrojë perspektiva për të gjithë komunitetin, ka ardhur koha për t’i dhënë fund përdorimit të saj për interesa të ngushta”, tha Meta.
Sipas tij, “Aleanca për Qytetarin” dhe kandidati, Andrea Mano, përfaqësojnë atë filozofi gjithëpërfshirëse, që do ta ndihmojë qytetin të eci përpara si një i tërë, duke ruajtur traditat më të mira të Korçës karakteristike dhe njëkohësisht duke i dhënë asaj atë zhvillim që do të japi mundësi për më shumë punësim dhe për më shumë mirëqenie për të gjithë komunitetin. Kreu i LSI-së, Ilir Meta shprehu bindjen se në 8 maj, Korça do të votojë për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Andrea Mano dhe se LSI do të ketë një grup të konsiderueshëm këshilltarësh në këshillin e ri bashkiak të Korçës.
Kreu i LSI Meta ka komentuar edhe shqetësimet e ndërkombëtarëve në lidhje me zgjedhjet, të pasqyruara në raportin e dytë të OSBE-ODHIR-it, duke bërë përgjegjëse PS dhe lidershipin e saj.
Sipas Metës, shqetësimet e ndërkombëtarëve burojnë nga qëndrimet e lidershipit të PS, e cila është e vetmja forcë politike, që nuk firmosi marrëveshjen për klimën zgjedhore dhe është e vetmja parti, që nuk i ka bërë thirrje elektoratit për një proces të qetë dhe normal. Meta gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Partisë Socialiste në KQZ, që të mos marrin vendime të ndikuara politikisht, por të respektojnë ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›