E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo vendim, në konsultë me qytetarët e të rinjtë do të jenë pjesë e projektit për ndryshimin e kryeqytetit

02-05-2011 / Gazeta 55

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, me këshilltarët bashkiakë të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me Kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, për këshilltarë të Bashkisë dhe Njësive Bashkiake. Në këtë takim, Basha ka shprehur vendosmërinë e tij për t’i bërë qytetarët pjesë të vendimmarrjes së Bashkisë së Tiranës.
“Kush mendon se kanë qenë parulla elektorale, formulat e propozuara të angazhimit qytetarë, nga takimet e përditshme dhe të përjavshme deri tek referendumi lokal, e ka gabim. Unë jam i vendosur për Unazën e Madhe, unë jam i vendosur për tramvajin, unë jam i vendosur ta bëj punësimin së bashku me ju, numrin një të axhendës, por për asgjë nuk jam më i vendosur se sa të kthejmë përfundimisht paqen e të bërit politika vendore në qytetin e Tiranës. Duke mbështetur këtë axhendë të fuqishme, është roli juaj të bëni kontrollin e plotë legjislativ të aktivitetit, të plan veprimit, si e vetmja mënyrë për të garantuar realizimin e objektivave tona që janë ambicioze e të vështira, por janë plotësisht të mundshme”, u shpreh Basha.
Basha ishte dje i ftuar nderi i Universitetit Justiniani I, në ceremoninë e shpërndarjes së 161 diplomave Master të Nivelit të Dytë. Basha i ka konsideruar të sapo-diplomuarit një pasuri të vërtetë për kryeqytetin, sikundër i ka ftuar ata të bëhen pjesë me idetë dhe sugjerimet e tyre në hartimin të projekteve zhvillimore të Bashkisë Tiranë. 
Gjatë mbrëmjes, Basha i është bashkuar një “party” të organizuar nga të rinjtë e Tiranës. Basha i ka garantuar ata se do jenë pjesë e rëndësishme në projektin e tij për zhvillimin e Tiranës, sikundër tha se do i jepet fund drejtimit me kohë të pjesshme të Bashkisë Tiranë.
 “Në fjalorin tonë ka hyrë një fjalë e re fjala “s’nuk”, kaq shpejt sa kemi futur këtë fjalë në fjalorë, fjalën ‘s’nuk’, po kaq shpejt duhet ta arkivojmë si mënyrë mendimi dhe veprimi. Ne jemi njerëzit e mundësive, ne jemi njerëzit e  punës, ne jemi njerëzit e energjisë, ne sot mishërojmë premtimin e të gjithë Tiranës”, u tha Basha të rinjve në një atmosferë të ndezur dhe entuziaste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›