E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Fasadat përtej ngjyrave

22-08-2011 / Nga ark.Elton Sulejmani

Ne te njejten menyre si ndodh ne njohjet midis njerezve edhe ne arkitekture pamja e jashtme eshte shume e rendesishme. Çdo ndërtese percjell nje mesazh qe ne shikimin e pare dhe fasada eshte ajo qe na le kete përshtypje. Eshte njesoj si pershtypja qe krijojme per nje njeri nisur nga veshja e tij, gje qe nuk eshte gjithmone e drejte. Nuk eshte e thene qe veshja te tregoje ate çfare ka brenda, madje shpesh ka per qellim te krijoje nje imazh jo real por te sajuar.
Nisur nga ky kendveshtrim do te doja t’u hidhnim nje sy fasadave te ndertesave pergjate rrugeve kryesore te kryeqytetit  tone. Pallatet e vjetra te kohes se komunizmit tashme i shohim te veshura ngjyra-ngjyra e te makiazhuara si ne karnavale. Nje pjese te mire te tyre fatkeqesisht u ka dale boja. Kjo praktike e viteve te fundit, unike per kete qytet, nga njera ane eshte kritikuar e nga ana tjeter eshte promovuar brenda dhe jashte vendit, duke u kthyer keshtu edhe ne objekt publiciteti. Madje nga disa eshte perfolur edhe si nje arkitekture e re tipike e kryeqytetit tone.
Pikerisht ketu doja te ndalesha pak, pasi kur flasim per percaktimin e arkitektures duhet bere dallimi i saj nga artet e bukura. Detyra paresore e arkitektit eshte te krijoje hapesira te jetueshme e te qendrueshme, jo te pikturoje. Mendoj se nuk ka vend per diskutim qe me teper se pune arkitektesh kjo eshte nje pune piktoresh. Jemi bere deshmitare te ateliesë ku piktoret pikturojne jo vetem tablo por deri edhe qytete. Me ate te tyren nuk kane bere keq, pasi me keto ngjyra kane dashur te krijojne nje atmosfere ne dukje te gezueshme e plot jete per syte e vizitoreve te huaj, por pse jo edhe per ne qe jetojme ketu çdo dite. Kjo eshte aftesia e artit per te manipuluar shijet dhe perceptimet. Por pertej ketyre perceptimeve plot ngjyra, realiteti eshte bardh e zi. Nëse i sheh ne krahun e pasme ose nga brenda keto pallate, kupton se nuk jane aq te gezuara sa duken nga rruga. Lyerja me ngjyra nuk eshte se u ka dhene ndonje komoditet banoreve. Muret jane te pasuvatuara, te paizoluara, aty-ketu shikon harta te krijuara nga lageshtia. Më lene nje shije te keqe dritare druri te kalbura qe shoh sidomos kur ngre koken ne disa rruge nga me te lakmuarat ne zonat e qendrës. Duket sikur aty koha ka ngelur qe dhjetera vjet me pare. 
Kjo qe ne dukje ka ndodhur me pallatet tona me sjell nder mend nje ndodhi. Ne nje fshat te thelle e te varfer pritej te vinin per vizite disa te huaj per te pare nivelin e jetesës. Pushteti u dergoi njerezve te vishnin rroba ngjyra-ngjyra te marra nga cirqet e ansamblet artistike dhe e stolisi fshatin si ne feste. Dikush mund te mendoje se ne syte e vizitoreve fshataret u duken bukur, te pasur e te lumtur. Madje keshtu u ndjene edhe vete disa prej tyre ne ato momente karnavalesh. Por ne te vertete ata ishin te varfer, te paushqyer, te pashkolluar, te pashëndetshëm.
Mire piktoret qe e bene punen e tyre, po arkitektet e inxhinieret çfare kane bere?! Tabloja kaotike e arkitektures se viteve te fundit qe na serviret shpesh te krijon pershtypjen se nuk eshte veper e penelave te profesionisteve, por e interesave fitimprurese klienteliste. Zhvillimi urban dhe i sektorit te ndërtimit eshte bere ne menyre te tille qe ne brezat e ardhshem do te duhet shume per te sheruar plaget, te cilat po dhembin qe sot. Megjithate ky eshte nje diskutim i gjate. Ne kete shkrim po ndalem te trajtimi i fasadave pasi eshte perfolur shume si nje objekt pune dhe investimesh. Nese thellohemi ne konceptin real te fasades mund te themi se fasada eshte nje nga elementet me te rendesishem te nderteses pasi kryen detyren e nje filtri qe vendos nje lloj ekuilibri midis ambjentit te brendshem dhe te jashtem. Prandaj per te kuptuar se cilat jane vecorite qe duhet te permbaje fasada e nje ndertese apo cilat jane masat qe duhen marre dhe nderhyrjet e mundshme arkitektonike, duhet te njihen mire faktoret e jashtem qe ndikojne mbi te si dhe pikepamjet e vlerësimet e përdoruesve te nderteses. Keto jane te lidhura ngushte me sistemin konstruktiv, llojin e materialeve te perdorura, kontrollin e rrezeve te diellit, izolimin termik, izolimin akustik, mbrojtjen nga uji, kondensimin, emergjencat e zjarrit, sigurine, cilesine e punimit, pastrimin dhe sherbimet, ngrohjen, ftohjen, ajrosjen etj.
Ne ndertesat e vjetra te viteve para 1990 mbizoterojne ato te ndertuara me tulla ose panele betonarmeje te parafabrikuara. Duke qene se kriteri i ndertimit te tyre ka qene shpejtesia e ndertimit dhe kostoja e ulet, shumica e tyre nuk jane te suvatuara nga jashte dhe aq me pak nuk ekziston fare termo-izolimi, gje qe lejon nje humbje te nxehtësisë nga muret perimetrale. Ne kohet e sotme kur çështja kryesore ne bote eshte energjia, vetem nga shperdorimi apo humbjet qytetaret nxjerrin me shume para nga xhepat e tyre dhe nuk arrijne te marrin ate komoditet per te cilin paguajne.
Nese do te mendonim  per nje trajtim te fasadave te objekteve ekzistuese gjeja kryesore do te ishte te benim dicka per termoizolimin. Perfitimet e kesaj pune do te ishin shume te  medha ne krahasim me koston e saj. Keshtu do te kemi nje ulje te konsumit te energjise se perdorur dhe si rrjedhim kursim ne faturat financiare, kushte optimale konforti dhe higjenike te hapesirave te banuara ose te aktiviteteve e sherbimeve, efekte ekologjike pozitive nga ulja e emetimeve te gazeve me efekt sere ne atmosfere, mbrojtje e ndertesave nga agjentet atmosferike, vendosje ne kushte me te mira ndaj lageshtires te strukturave te nderteses, jetegjatesi dhe rritje te vleres se pasurise se patundshme .
Disa njerez  kapen pas tezes se nderhyrje te tilla do te kushtonin, nderkohe qe pikturimi me bojra i fasadave ka krijuar te pakten nje impakt pozitiv dhe kjo me nje kosto te perballueshme nga buxheti.  Ka dhe zera qe thone se c’pune ka bashkia apo qeveria te beje shpenzime per banesat private te qytetareve.  Mendoj se ne kete pike ka hapesire per tu gjykuar me mire dhe me objektivitet. Ne direktivat e Bashkimit Europian jane prioritare ceshtje te tilla te lidhura me termo-izolimin si kursimi apo efektiviteti i energjise ne ndertesa dhe reduktimi i dioksidit te karbonit, keshtu qe i takon shtetit te kete rolin paresor. Kjo mund te behet ne menyra te ndryshme si ndergjegjesim i popullates, stimulime qe mund te jene lehtesime ne taksa ose subvencionime te vleres se investimit. Jam i bindur qe heret apo vone ky problem do te jete nje fakt dhe nje zgjidhje e detyruar do te vije si ne aspektin legjislativ ashtu edhe ekzekutiv.
Po rikthehem perseri ne paragrafin e pare duke vazhduar te bej te njejtin paralelizem te fasadave me paraqitjen e jashtme te njerezve. Çdo fasade duhet te percjelle nje mesazh te nderteses ashtu si veshja e jashtme pasqyron ne nje fare menyre njeriun qe ka brenda. Ne mund te gjykojme per historine dhe kulturen e kohes kur eshte ndertuar nje objekt nisur nga elementet e perdorur ne fasade , ne perceptojme nje godine shteterore apo nje qender biznesi nga fasada qe reflekton institucionalitetin ashtu si nje njeri i veshur me kostum apo me uniforme pasqyron profesionin qe ka. Ne pergjithesi fasada na tregon nese nje objekt eshte kopsht femijesh, spital, hotel apo muze, ashtu si veshja e nje kercimtari ne skene na tregon se ç’lloj kercimi do shohim. Eshte e qarte qe nuk mund te presim te ndjekim nje tango apo vals nese shohim valltare te veshur me fustanella. Rrugeve te Tiranes pallatet hedhin vallen e tyre te harlisur dhe muzika qe ndihet nuk eshte ajo qe i pershtatet nje kryeqyteti.
Per me teper fasada pasqyron shkollen e te ndertuarit si dhe traditen e kulturen e te jetuarit. Ajo eshte me se miri nje tregues i identitetit . Atehere lind vetvetishem pyetja : me lyerjet ngjyra ngjyra te pallateve te kryeqytetit tone cili eshte mesazhi qe eshte dashur te percillet?! Ç’lidhje ka kjo me fushaten e trumbetuar te kthimit ne identitet? Nje dashuri kaq te madhe per ngjyrat e hasim vetem ne kulturen indiane. Popujt Hindu jane shume te lidhur shpirterisht me kultin e ngjyrave dhe në ceremoni masive festojne çdo vit ardhjen e pranveres duke lyer e sperkatur njeri-tjetrin e çdo gje tjeter me bojra ngjyra ngjyra. Nese Tirana do te ishte ne Indi apo nese banoret e kryeqytetit do te ishin indiane, atehere edhe lyerja e pallateve do te me dukej e justifikueshme, por ja qe nuk eshte asnjera nga keto. Akoma nuk kam arritur te kuptoj mesazhin apo simboliken qe kane menduar ata qe e kane bere kete pune.
Te jesh i veshur mire nuk do te thote te kesh veshje ngjyra-ngjyra te cilave u ka dale boja, por sipas motit dhe stinës te ndjehesh komod, te mos kesh ftohte, te mos kesh vape, te kesh veshjen qe te përfaqeson e ne masen e duhur, te jesh i veshur paster e me shije. Dhe e njëjta gjë vlen edhe per pallatet.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›