Letra/Mashtruesit e kohës moderne

Të ndërtosh një politikë mbi fatkeqësinë e tjetrit, me anë të mashtrimit dhe shpifjeve, do të thotë të “Mbretërosh” përkrah krimit politik, gjë që kohën e fundit pësëistët dhe satelitët e saj kërkojnë të kultivojnë mbi masën e gjerë të popullit me hamendësi aventureske të saj mbi fatkeqësinë e Gërdecit, Trebickës, Fazlliçit dhe së fundmi ngjarjen e Butrintit, nga ku ata i adresohen qeverisjes demokratike duke e quajtur fajtore. Për fat dhe për hir të së vërtetës kushdo e gjykon dhe e kupton qëndrimin prej falsifikatori të Ramës, Metës, Gjinushit e të tjerë. Sovrani popull me gjykimin e saj të mprehtë, të ligjshme me të drejtë e ka quajtur këtë grupim majtistësh si një pjellë e ligësisë, si pjesë përbërëse e krimit politikë. Fasadës së portretit të tyre tashmë i ka dalë boja dhe në pah ka dalë shpirtligësia e karrierës që duan të bëjnë mbi fatkeqësinë e tjetrit. Në disa emisione televizive janë dhënë disa “Analiza” mbi ngjarjet e ndodhura kohët e fundit. Këta “Analistë” me qëndrim konsomolas e bolshevik i kanë dalë në mbështetje këtyre pësëistave duke arritur në shkallën e një fushate dhe duke mbajtur një qëndrim anësorë dhe pse gjithçka doli blof. Ata dhe sot dhe pse u gjendën përballë së vërtetës që përmbyti gënjeshtrën dhe mashtrimin e pësëistave për të shpëtuar moralin e tyre si analistë të njollosur përpëliten duke u përpjekur t’i shmangen përgjegjësisë mediatike. Sovrani popull si i vetmi analist ligjor din të vlerësojë dhe t’i japë çmimin atyre çapaçulëve politik të së majtës së sotme që vjen nga geni i komisarëve të kuq. Gjykatësi popull duke parë realitetin me syrin kritik e ka vënë përpara përgjegjësisë morale titullarin e pësëistave Ramën. Panorama e abuzimeve të radhës në të dyja anët e medaljes së tyre është i turpshëm dhe vjen era gjak gjë për të cilën tregon haptazi krizën politike të majtistëve, që kërkon të errësoj të vërtetën e të ndjellë panik. Ato si produkt i së keqes arrijnë deri aty që çdo fatkeqësi e ndodhur kohët e fundit t’i adresohen qeverisë demokratike gjë e cila nuk është aspak e ndershme. Këta vepra, hijet e komisarëve të kuq sjellin përçarje dhe turbullirë. Për të shmangur humbjen e elektoratit të tyre ata çirren në një kuotë të paparë, duke u bërë kështu planëprishës së atdheut. Ata nuk kanë moral të kërkojnë falje mbi çka tentuan t’i servisin opinionit kombëtarë me mashtrimet e tyre që kanë të njëjtën adresë. Ata sjellin anomali kombëtare, por siç shihet oksigjeni për ta është zëvendësuar me karbonin që i ushqen. Gjatë fushatës së tyre këta “politikanë” ordiner jashtë çdo parametri njerëzor shoqërohen me lëvizjen G-99 të Velisë, i cili nën ndikimin dhe prejardhjes së tij në një mënyrë krejt të turpshme kërkon të bëje karterë. Duke ndjerë peshën e turpit përpara sovranit popull për të gjitha shpifjet, mashtrimet dhe prapaskenat e ngritura prej tyre nëpërmjet konferencave për shtyp, intervistave, takimeve të përkrahura nga disa media aspak serioze, e të papërgjegjshëm ata ngrenë iluzione. Majtistët “Titullarë” për të mos mbajtur mbi supe atë që me të drejtë quhen planëprishës mundohen kohën e fundit të hidhen degë më degë duke luajtur rolin e viktimës. Kalliri pa kokrra Erion Braçe, si dhe timonieri i vogël i Ramiz Alisë, Neritan Ceka, në kor së bashku si sorrat e zeza me ditë dhe javë të tëra kanë kërkuar largimin e Berishës, gjë e cila i doli bllof dhe kështu u mbyll cikli i turpit të tyre duke u quajtur me të drejtë mashtruesit e kohës moderne. Tashmë të bindur në fjalën e drejtësisë shqiptare, në vendimet e marra prej saj dënohen ashpër të gjitha shpifjet dhe mashtrimet e bëra duke u radhitur në klanin e politikës karrieriste. Majtistët e parfumosur nga aroma e baballarëve të tyre shpirtëror sot të dalë boje, të klasifikuar me të drejtë si planprishës enden qosheve të rrugëve duke mërmëritur. Sot o kurrë, në këto momente ku Shqipëria ecën përkrah shteteve perëndimore, duke ndjekur hap pas hapi triumfin drejt një së ardhme të sigurt demokratike populli mbështet fuqishëm arsyen e së vërtetës dhe zbatimin e ligjit për të gjithë. Politikanët majtistë duke u munduar të mbijetojnë përkrah krimit politik mundohen të gjejnë sadopak një çarje të vogël për të mbjellë mbi popull vrer e zi. I gjithë ky qëndrim i tyre është një pasqyrim i së vërtetës së hidhur që kaloi populli ynë përgjatë disa dekadave nën thundrën e baballarëve të tyre. E vërteta si një e vetme e trashëguar dhe e njohur në popullin tonë si një virtyt i lartë njerëzor qëndron triumfatore mbi mashtruesit e kohës moderne siç janë PS-ja dhe satelitët e saj....