E Diel, 1 Nëntor 2026

Starton sot në Fier edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Kinemaja e së drejtës”

Për të dytin vit radhazi mbahet në Fier festivali i filmit “Kinemaja e së drejtës”. Në tre ditët e festivalit do të shfaqen filma artistikë dhe dokumentarë, me temë qendrore mjedisin, trafikun njerëzor dhe emigracionin, si dhe abuzimin me fëmijët.

Festivali Ndërkombëtar “Kinema e së drejtës” çel sot siparin e edicionit të dytë të tij, në qytetin e Fierit. Organizatorët e këtij festivali, ashtu si edhe një vit më parë synojnë që për tre ditë me radhë, të zhvillojnë një festival filmash dhe dokumentarësh me pjesmarrje ndërkombëtare. Gjithçka vjen në sajë të një financimi të MTKRS, në bashkëbunim me Institutin Shqiptar Europian. Por ndryshe nga skemat e dhjetra festivaleve që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit ky organizim nuk ka si qëllim që të sjellë projeksionin filmik përpara publikut, si akt i mbyllur, i përfunduar, por projekton filma për të hapur debat, diskutim e rrahje mendimesh të njëjta e të kundërta. “Ideja është që çdo film trajton një tematikë të caktuar të jetës së përditshme, që është aktuale për Shqipërinë. Pra mbi bazën e temave është bërë edhe një grupim i filmave dhe i ditëve të shfaqjeve të tyre. Kështu ditën e sotme që është edhe dita e parë e festivalit është menduar që të shfaqet një film për mjedisin nga Xhemal Mato”- shpjegon regjisori Kastriot Çipi. Me tej ai vijon duke theksuar faktin që ngjarja më e madhe e këtij festivali do të jetyë shfaqja e premierës “Pengu”, ku i pranishëm do të jetë edhe regjisori i saj Kostandinos Janaris. Ndërkohë që të tjerë filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë janë planifikuar të shfaqen ditën e dytë të këtij festivali. Konkretisht disa nga titujt në fjalë janë, “Dasma tjetër”, dokumentar artistik; “Ëndrra tjetër amerikane”, film I shkurtër nga Meksika; nga Kosova vjen prodhimi me titull “Rekrutimi” e kështu me radhë. “Gjoleka, i biri i Abazit” është filmi i njohur që do të jepet për publikun ditën e tretë të këtij aktiviteti. Mbi bazë të tematikës së filmave, çdo ditë do të ketë edhe një debat të hapur. Ky është edhe qëllimi i aktivitetit në fjalë. Mjedisi është tema e parë mbi të cilën do të diskutohet. Ndërkohë që, Trafiku njerëzor dhe abuzimi me fëmijët do të jenë dy tema të tjera që do të ngjallin debate dy ditët e tjera të festivalit. “Qëllimi i gjithë aktivitetit është hapja e një debati publik, ku secili prej nesh ka të drejtën të shprehet e të analizojë gjithçka që ndodh brenda hapësirës kohore të projeksionit të filmit. Prandaj edhe filmat që përzgjidhen në këtë aktivitet nuk janë si në çdo festival tjetër, sepse përzgjedhja bëhet me një piksynim të caktuar të vetë autorit, në mënyrë që këto filma të kenë brenda aktualitetin, problematikën e përditshme individuale apo universale.

Programi i Festivalit

24 tetor 2008:

Hapja e Festivalit, përshëndetjet
11.00 “E vërteta e pëpërsëritshme”, dokumentar (SHBA) 100 min
18.00 Filma të shkurtër për mjedisin nga Xhemal Mato 50 min
19.00 “Agua mi Sangre”, dokumentar (Itali) 60 min
20.00 Bisedë në TV: Mjedisi

25 tetor 2008:

10.00 “Dasma tjetër”, dokumentar artistik (Shqipëria) 35 min
(Një film nga regjisori Namik Ajazi)
10.35 “Endrra tjetër amerikane”, filmi iskhurtër (Meksika) 10 min
11.00 “Rekrutimi”, film artistik (Kosova) 70 min
(Një film nga regjisori Ismet Siarina)
18.00 “Probleme personale”, film dokumentar (Spanja) 50 min
19.00 “Pengu”, film artistik (Greqi)
(Një film nga Kostandin Janaris, që do të jetë i pranishëm në festival)
20.30 “Bisedë në TV: Trafiku njerëzor dhe Emigracioni

26 tetor 2008:

10.00 “Hekurishtja”, film artistik (Kosova) 26 min
(Një film nga Burim Haliti)
“Një ditë nga jeta e Bekimit”, dokumentar (Maqedoni) 10 min
“Të rritur në rrugë”, dokumentar (Kosova) 11 min
(Një film nga Bubuqe Berisha)
11.00 “Gjoleka, djali i Abazit”, film artistik (Shqipëri) 90 min
(Një film nga Dhimitër Anagnosti)
“Bisedë në TV: Abuzimi me fëmijët
“Mbyllja e festivalit
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›