E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një alternativë për konsensus lidhur me ligjin e “lustracionit”

Ne lidhje me hapjen, ose jo, te dosjeve te sigurimit, personalishte, jam shprehur, me nje shkrim te veçante, te botuar edhe nga gazeta “55”. Ne ate shkrim, ne pergjithesi, kam shpjeguar menyren se si pergatiteshin dosjet nga Sigurimi dhe jam munduar te shpegoj se cilat dosje jane me te rendesishme per t’u hapur dhe per t’u bere publike. Kjo, sepse ne nje administrate shteterore, prodhohen shume dosje. Keto duhet te ndahen dhe te studiohen mire sepse, une gjykoj se, me te rendesishme, tani per tani, jane dosjet e punes se vete oficerëve te sigurimit, ku reflektohet puna e tyre. Nga ky studim do te ndahen, ata me te devotshmit ne zbatimin e vijes se partise, ne dem te popullit. Ketyre monstrave, qe kane bere punen me makabre, ne bashkepunim me prokurorin, jepnin denime te tmerrshme, duhen t’u publikohen keto dokumente. Ne te njejten menyre duhet te studiohen dosjet e punes se prokurorëve, vendimet qe jane marre, ne baze te ketyre dosjeve, nga gjykatat dhe t’u behen publike, qe ta marre vesh mire ky popull se cfarë bijsh kishte edukuar partia dhe qe t’u vijë turp nga vepra e tyre e ndyre. Ne te njejten kohe, t’u vijë turp atyre qe ne kete kohe, kur te gjithe dashamiresit tane perendimor, po japin mesazhe per te denuar krimet e regjimit komunist, ne, perkunder, u japim dekorata. Po keshtu te veprohet me gjykatat, dosjet e tyre te punes, ku kane marre vendimet makabre dhe do te arrihet ne nje perfundim, pastrues te administrates shteterore, por edhe atyre institucioneve te pavarura, nga ato monstra te perbindshme qe edhe sot jane ne keto administrata dhe perfitojne me shume privilegje se ne kohen kur merrnin keto vendime te ndyra. Shikoni sa shume ish-prokurore dhe oficerë sigurimi jane kthyer sot ne avokate e notere. Hidhini nje sy listes organike neper dikasteret me te rendesishme dhe do te gjeni me shume oficera sigurimi se nenpunes jo te tille.... Ne lidhje me konferencen dhe ndihmen gjermane, per menyren e punes me dosjet, po te kisha nderin te isha i ftuar, do te shprehja keto mendime: Me heret, personalisht e kam njohur menyrem gjermane te punes me dosjet e STAS-it, sepse kam bere nje specializim, ne sherbimin sekret, ushtarak gjerman. Me kujtohet, ne nje leksion qe po na jepte, kreu i luftes kunder spiunazhit gjerman, na pyeti per situaten ne Shqiperi, ne lidhje me dosjet e sigurimit. Pasi i shpiegova fuqine e padiskutushme te sigurimit te shtetit, qe nga partia quhej syri dhe zemra e saj, format e punes, neqofte se mund te quhet e tille ajo, e sigurimit, ndaj popullit te vete, ku arrihej deri ne shkaterrim te familjes, duke perdorur çdo torture, psikologjike dhe fizike, per te te bere b/p dhe nga kjo pune eshte arritur qe ne te gjitha qelizat e shoqerise, deri brenda familjes, te kishin njerezit e tyre, spiunet, ku udheheqesit dhe drejtuesit kryesore, njeri ishte dhe eshte akoma ne parlamente, mburreshin me te madhe se, nje, ne zhdo dy, tre veta, "eshte i yni" thoshin ata, cfarë mund te bejme dhe si mund ta ndertojme punen, qe te mos krijohen probleme te medha sociale, ku futen edhe problemet familjare. Me kujtohet qe, Zoteria na kerkoi nje pushim dy-tre oresh, dhe ne seancen tjeter, m’u pergjigj: "Ju keni patur probleme aq te medha, sa mua tani, po me vjen keq qe e kam njohur aq pak Shqiperine. Kjo ka ndodhur se neve e kishim fokusuar punen tone ne drejtimin e Gjermanise Lindore ku ishte perqendruar spiunazhi i Bashkimit Sovjetik. Per situaten tuaj, une do te keshilloja qe ju te merrni eksperiencen tone, qe deri tani eshte perqendruar ne grumbullimin dhe ruajtjen e dokumentave te STAZit, dhe kemi pergatitur ligjin perkates ku mendojme te bejme publike disa nga ato dosje qe kerkohen nga qytetaret e lenduar si edhe do te publikojme dosjet e punes te oficerave te STAZit, te cilet nuk do ti lejojme te sherbejne ne asnje nivel te administrates publike. Si edhe nuk do te lejojme te sherbejne ne kete administrate edhe b/p e drejtimit qe kane bere spiunazhe kunder Gjermanise apo shteteve te tjera, por edhe ata b/p qe kane denoncuar qytetaret per disidencen e tyre kunder regjimit komuniste. Neve e realizojme kete pune me se miri sepse vendimet i merr qeveria e Gjermanise Perendimore, e cila eshte e pa prekur nga ajo semundje qe jeni ju te prekur. Ligjet do te meren ne Parlamentin Gjerman qe nuk ka ish ministra te sigurimit apo oficera te sigurimit, apo qofte edhe ish nenpunes te larte te administrates se regjimit komuniste, gje qe tek ju eshte prezente ne shume hallka te administrates, te cilet, me siguri punojne edhe ne demin e kesaj administrate, por qe gjate permbysjes, dhane, ne menyra te ndryshme, kontributin e tyre ne favor te regjimit komuniste, edhe per te mbrojtur vehten duke shdukur dokumenta dhe njollosur te tjeret, ne vecanti, ata qe i permbysen. Mendoj se kjo pune, ne asnje menyre te mos lihet pa u bere, por duhet shume kujdes dhe pergjegjesi, ku pergjegjësia duhet te jete e qeverise demokratike, ne bashkepunim me specialistet qe jane pergatitur ne kete periudhe, te qeverrisjes se saje, te cilet te kene jo vetem profesionalizmin, por edhe kthjelltesine e dashurine per sistemin demokratik”. E permbledhur, kjo eshte analiza e Drejtorit te Luftes kunder Spiunazhit Gjerman, ne vitin 1995. Mbi kete baze, doja te thosha se ne kushtet tona, nuk mund te merret kopje konforme, e punes se bere ne Gjermani dhe, po ashtu te veprohet edhe ne vendin tone. Kjo sepse ne ligjvenesin tone, jane ish-ministri i sigurimit qe tani ka kurajo te na jape leksione demokracie - oh sa turp me vjen qe eshte keshtu - jane shumë oficerë te sigurimit famëkeq, apo disa bashkepunëtor te atij perbindëshi, jane shumë hajdute votash, por jo vetem, edhe te pasurive tona kombetare qe kane gjetur strehen me te mire dhe me te sigurte per t’u mbrojtur nga ligji, jane ata qe organizuan dhe drejtuan turpin e madh te 97-s, ku drejtimin kryesor e kishin, tek zhdukja e dosjeve, si ato te sigurimit por edhe te prokurorise e te gjykatave, per te humbur gjurmet, pune e cila polli kaq shume media, si te shkruara, por edhe televizive, pronar te te cilave, jane keta perbindesha mafioze, te cilat, si te gjithe ata qe jane ne sherbim te mafies, ekonomike dhe asaj politike, u bien gjithe diten tambureve, duke arritur deri aty sa te vene ne sherbim te tyre edhe jetet njerezore apo vdekjet e tyre. Por jane edhe disa te lindur, te rritur dhe te edukuar ne bllokun e famshem per turpesite e tij, te cilet, si rregull i kuçedres, u pertypen nga ajo, u burgosen, ku edhe i sherbyen po asaj kuçedre, duke ua futur shokeve te qelive te tyre, aq sa me vjen turp kur kujtoj qe ne gjyqin e Ramiz Alise, ai qe po ky Ramiz e kalbi ne burg, por edhe ia shkaterroi familjen e tij, Todi Lubonja, i thirrur si deshmitar nga akuza, hyri ne sallen e gjyqit duke bertitur: “po ku je mor burr’ i dheut se na ka marre malli” dhe i drejtohet Ramizit per ta perqafur. Oh sa turp per te gjithe, qofte edhe per ate qe tani nje race si ky, i trajtojme edhe me pensione te vecanta, dhe tani na shiten si disidente dhe kontribues per demokracine. Pra, edhe kjo eshte nje aresye qe nuk mund te kopjohet eksperienca gjermane. Ne te njejten kohe, personalisht, nuk jam dakord me mendimet e shprehura nga deputeti Bumçi, ne nje konference shtypi, se komisioni qe do te punoje me zbardhjen e dosjeve, te perbehet nga te gjitha forcat politike, qofte edhe ato me te medhate. Kjo do ta politizonte komisionin, sepse Partite do te zgjedhin, jo vetem specialistet por me shume, militantet e tyre te cilet, do te punojne ne favor te politikave partiake. Shtoi pastaj edhe ndonje kompromisi, me qellim perfitimi, per te mos bere publike "miqte" e tyre, qofte edhe nga nje per çdo parti... Kjo menyre, sipas meje, jo vetem qe nuk do te bejë te arrihet, njehere e mire, shkeputja nga e kaluara e turpeshme, por krijon mundesi qe eksponentet kryesore, te atij regjimi, te na ngelen neper zyra komode dhe t’i nderojme akoma. Mendoj se kjo detyre, kaq e madhe, eshte pergjegjesia e Qeverise, e cila, jo vetem te pergatise ligjin, qe te mos lere te çara, ku te perfitojne monstrat e regjimit dhe politikanet opozitarë, gje qe duhet nje konsensus, por vetem per Ligjin, ndersa per njerezit qe do te merren me zbardhjen e dosjeve, kuptohet qe eshte e veshtire te gjesh te tille, qe te jene te shkeputur nga bindjet politike, dhe ne te njejten kohe edhe specialiste, por ka specialiste te mirefillte qe nuk jane anëtare te ndonje partie dhe nuk kane asnje lidhje me sigurimin e shtetit, qofte edhe nga familjaret e tije. E theksoj kete gje, lidhjen edhe te familjareve te tij me sigurimin, sepse po te kesh patur, babain, nenen apo vellezerit te lidhur me te, edhe ne qofte se nuk ke dhene informacion per te tjeret, je edukuar me frymen, e ndyre partiake, se nje veprim i tille eshte ne te mire te partise dhe te Atdheut socialiste... dhe e ke quajtur te ligjshme nje gje te tille makabre. Mendoj se me te njejtin perkushtim, ne pergatitjen e Ligjit, te kerkohen njerez qe gjate jetes se tyre kane dhene prova ndershmerie dhe perkushtimi ne zbatimi te ligjeve te shtetit demokratik, te cilet do te meren me kete detyre kaq delikate, por shume te domosdoshme. Kjo eshte pergjegjesi e madhe qe, personalishte kam besimin se Qeveria do ta zgjidhi me suksese, gje qe ne si popull do te jemi me krenar per shkeputjen nga ajo e kaluar aq e turpeshme, si edhe do te behemi me te pranushem nga popujt e tjere Europian. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›