MASH: Kur rritet numri i nxënësve që shkojnë në shkollat e arsimit bazë, analfabetizmi ulet

Ka disa javë që kryetari i opozitës, po u ofron shqiptarëve, me rastin e fillimit të vitit akademik ne shkollat e te gjitha niveleve ne Shqipëri, të dhëna jo thjesht të pavërteta, por të papërgjegjshme, për çdo njeri që jeton ne këtë vend dhe qe e njeh sadopak gjendjen e arsimit në Shqipëri. Është e habitshme guximi për të prishur gëzimin e 21.000 familjeve shqiptare për dërgimin e fëmijëve të tyre për herë të parë në universitet. Nuk ka gjë më të papërgjegjshme, të pamoralshme dhe çnjerëzore t’u thuash këtyre familjeve dhe 21 000 të rinjve 18-vjetarë “se ju shkoni kot në universitet, mbasi diploma që ju merrni nuk vlen, apo se kjo është diplomë papunësie”. Vetëm një mendje jo normale mund të deklarojë se “po të shkojnë më shumë njerëz në shkollë do të ketë më shumë njerëz të papunë”. Vetëm një mentalitet komunist, që nuk shkëputet dot nga planifikimi socialist i qëmotit mund të thotë se ”sa keq po na shqyhen dyert e universiteteve”. Si mund të flitet me papërgjegjësi për një braktisje masive shkolle me shifra analfabetizmi të hamendësuara apo të sajuara kur ekzistojnë shifra të sakta zyrtare për shqiptarët që shkojnë në shkollë. Kur rritet numri i nxënësve që shkojnë në shkollat e arsimit bazë drejt gjysmë milionit, analfabetizmi ulet nuk rritet; kur shtohen 57 000 nxënës në shkollat e arsimit të detyruar, analfabetizmi ulet nuk shtohet; kur studentët në universitete shkojnë drejt 115 000 vetëve; kur qeveria ka miratuar 53 programe të reja studimi me 77 diploma të nivelit të dytë dhe 46 mastera të nivelit të parë; kur mësuesit rriten duke kapur 50.000 vetat nga të cilët 44.000 definitivë dhe 6 mijë me kontrata, analfabetizmi ulet nuk rritet. Nuk është thjesht një turp për deklaratat të tilla te papërgjegjshme, por edhe një fyerje për armatën e madhe të mësuesve, që me përkushtim punojnë në të gjithë Shqipërinë, për të luftuar analfabetizmin. Z.Rama nuk e kupton dot se e-learning me 1200 Tik-kabinetet qe po implententon qeveria është shume larg analfabetizmit dhe amoralitetit politik qe ai përdor”.
Deklarata e ministrit Beja
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, përshëndeti dje në Kuvendin e Shqipërisë, fillimin e regjistrimeve të aplikantëve në programet e studimit të ciklit të dytë dhe Master i nivelit të parë, në kuadër të përfshirjes të të gjitha universiteteve në Procesin e Bolonjës. "Tani studentët shqiptarë kanë të drejtë të regjistrohen në ciklin e dytë të studimeve. Janë miratuar 53 programe të tilla dhe 46 masterat e nivelit të mësuesisë; kuotat janë për 4110 studentë", tha Beja, duke i ftuar studentët që të regjistrohen. Duke i cilësuar prononcimet e opozitës si destruktive për zhvillimet dhe reformat e ndërmarra në fushën e arsimit, Beja u shpreh se "më vjen keq që opozita po keqinformon çështjet dhe reformat e qarta në fushën e arsimit, pasi ajo nuk po i shërben drejt interesit të opinionit publik". Ai vuri në dukje së është e vështirë që t’i besohet opozitës kur deklaron se 50% e nxënësve nuk shkojnë në shkollë. Sipas tij, janë mbi 600 mijë fëmijë që shkojnë në shkollë dhe mbi 100 mijë studentë që përfitojnë në arsimin e lartë. "Familjet shqiptare tashmë janë në dijeni të këtij realiteti, pasi shikojnë fëmijët e tyre që frekuentojnë çdo ditë universitetet dhe shkollat e vendit", tha Beja, duke theksuar se opozita me prononcimet e saj po i jep familjeve shqiptare mesazhe destruktive për arsimin. Beja theksoi se ka ikur koha e mentaliteteve të vjetra komuniste, ku Qeveria planifikonte vendet e punës. "Tani shkollimi i të gjithë shqiptarëve është një detyrim kushtetues. Tani është tregu ai që ofron mundësira dhe diploma ofron shanse për gjithsecilin në bazë të meritave", tha ai.
...