E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja e Shëndetësisë diskuton pranë Bankës së Këshillit të Evropës rreth projekteve më të fundit në shëndetësi

Projekti i Fazës së Parë dhe Fazës së Dytë të QSUT-së, si dhe projekti i Fazës së Tretë të Spitalit Rajonal të Shkodrës, ishin temat e diskutuara gjatë një vizite dy ditore të ministres së Shëndetësisë, znj.Anila Godo, pranë Bankës së Këshillit Të Europës në Paris. Projekti i Fazës së Parë të QSUT-së parashikon një vlerë investimi prej 21.4 milion dollarë amerikane, ndërkohë që vetëm vlera e komponentit të ndërtimit është 20.25 Milion Dollarë Amerikane. Prej vlerës totale të investimit CEB-i financon 63% të komponentit të ndërtimit dhe Qeveria Shqiptare 37%. Projekti është bërë efektiv në Shtator 2005 dhe pritej që ai të përfundonte në Dhjetor 2008. Pas rishikimeve të bëra ai parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2009. Në këto rishikime përfshihet edhe shtesa e dy kateve në godinën A e cila do të bëhet me financimin e Qeverisë Shqiptare në vlerën 1,48 milion euro dhe është rënë dakord ndërmjet CEB-it dhe Ministrisë së Financave që kjo vlerë të konsiderohet si kontribut i Qeverisë për Fazën e Dytë të Masterplanit; Aktualisht pritet që nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të alokohet buxheti i nevojshëm prej 8.3 Milion Euro(Buxheti i vitit 2009) për financimin e komponentit të pajisjeve mjekësore, ndërkohë që lista e pajisjeve si dhe specifikimet teknike janë të përgatitura nga konsulenti. Shume i rëndësishëm mbetet koordinimi i aktivitetit të ndërtimit me instalimin e pajisjeve në mënyrë që të evitohet përfundimi i ndërtimit pa pasur të instaluara pajisjet, gjë e cila do të shkaktonte shumë dëmtime në godinën e re dhe kosto shtesë të konsiderueshme. Ndërsa, vlera e investimit për Fazën e Dytë të Spitalit Universitar “Nënë Tereza“ të Tiranës, kap shifrën e rreth 57 milion euro së bashku me teknologjinë mjekësore.
Elementet Kostoja (pa TVSh-ne)
1 Punime civile dhe pajisje dy katet shtese, ndërtesa kryesore 12 748 000,00
2 Punime civile dhe pajisje ndërtesa e re 40 252 000,00
3 Mbikëqyrje punimesh, asistence teknike, prokurime 2 600 000,00
4 Përditësimi i Master Planit 200 000,00
5 Studimi i Ndikimit ne Mjedis (SNM) 200 000,00
6 Studimi i energjisë 180 000,00
7 Komponenti i Teknologjisë se Informacionit 250 000,00
8 Trajnime, transferim, organizim 200 000,00
9 PIU + auditimi i projektit 350 000,00
Totali 56 980 000,00 Euro

CEB-i parashikohet të financoje 50% të kostos së përgjithshme neto 28,490,000 Euro të kostos totale. Gjithashtu, është aplikuar për një kontribut prej IPF të Komisionit Europian, për aktivitetet e studimeve, asistencës teknike dhe të mbikëqyrjes. Një shumë prej 580,000 Euro është miratuar tashmë prej bordit të IPF në Qershor 2008, me qëllimin për të mbuluar elementet e përmirësimi të Master Planit, Studimit të Ndikimit në Mjedis dhe të Studimit Energjetik. Është në pritje pjesëmarrja në financim prej Fondit OPEC me rreth 22 Milion Euro (Hua + Grante). Pjesa e mbetur nga investimi i përgjithshëm për këtë fazë do të mbulohet nga Buxheti i Qeverisë Shqiptare. Ndërkohë, projekti për Fazën e Tretë të Spitalit Rajonal të Shkodrës, synon vazhdimin e rehabilitimit të Spitalit të Shkodrës, në pajtim me planin e përgjithshëm të ndërtimit dhe të rehabilitimit të përmirësuar (Master Plani). Punët kryesore të planifikuara të fazës së tretë do të jenë: Përfundimi i realizimit të departamenteve dhe shërbimeve që përfshihen në Master Planin fillestar (Rehabilitimi i Spitalit Psikiatrik, Spitalit Pediatrik, Ndërtesës Ndërmjetëse dhe Ndërtimi i godinave të reja për Departamentin e Endoskopisë, Pavijonit të pacientëve për sëmundje akute mendore, kuzhina, lavanderia, zgjerimi i mjediseve teknike); Ndërtimi i mjediseve të përshtatshme për pacientët akute dhe kronikë të psikiatrisë gjatë vitit të parë të zbatimit; (iii) Integrimi i poliklinikës në zonën spitalore (me rreth 15-17 shërbime); Organizimi i një rrjedhe të logjikshme të punës; Përmirësimi i regjistrimit dhe menaxhimit. Kostoja e përgjithshme e parashikuar e Projektit është 10.5 Milion Euro pa përfshirë TVSH-në nga te cilat 6 Milion Euro financohen si kredi e bute prej CEB, 150 000 Euro janë grant i dhënë nga CEB dhe 4,331 Milion Euro është kontributi i Qeverise Shqiptare. Zbatimi i Projektit do të shtrihet ne periudhën 2008-2010 dhe data e përfundimit te tij është parashikuar 31 Dhjetor 2010. Projekti i Fazës e Tretë dhe përmbyllëse te rehabilitimit/ndërtimit të Spitalit Rajonal te Shkodrës do të përmirësojë aksesin e kujdesit shëndetësor për banorët e qarkut të Shkodrës dhe të rrethinave, duke garantuar një sistem kujdesi shëndetësor të efektshëm dhe të qëndrueshëm. Menjëherë pas përfundimit të rehabilitimit sipas kësaj faze, spitali do të zbatojë kritere të reja të shërbimeve shëndetësore dhe do të përfshijë një bashkërendim të mirë ndërmjet shërbimeve të specializuara, një dizenjo të përshtatur ndaj nevojave të pacientit dhe të personelit, një fleksibilitet të gjerë për ndryshime te mundshme, standarde të përshtatshme të kujdesit, të gjitha këto në interesin më të mirë të pacientëve të shtruar dhe ambulatorë prej Qarkut të Shkodrës.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›