E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirurgët italianë asistojnë prej 10 vjetësh ndërhyrjet kirurgjikale tek fëmijët shqiptarë

Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, takoi dje ekipin e urologëve pediatër italianë, i cili prej 10 vjetësh asiston pediatrinë shqiptare me kryerjen e ndërhyrjeve të vështira tek fëmijët. Ekipi përfaqësohej nga Kirurgë të njohur Italianë, Gianantonio Manzoni, nefrologu Maurizio Bozio dhe kirurgu anglez Philip Ransley, i njohur si shef i “Great Hormon Street Hospital“ në Angli. Ministrja e Shëndetësisë, falënderoi ekipin e kirurgjisë pediatrike për asistencën e tyre mjaft të dobishme në këtë fushë. Gjithashtu, znj.Godo vuri theksin në bashkëpunimin e mëtejshëm me këtë ekip për nevojat e shërbimit pediatrik në Shqipëri. Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin në transplantin e veshkave që mund të kryhet në shërbimin pediatrik. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u dha mbështetjen maksimale për vënien sa më shpejt në jetë të këtij shërbimi në spitalin tonë. Doktor Gianantonio Manxoni tha për mediat se dje, ekipi i mjekëve ka operuar një vajzë 14 vjeçare për nëntë orë me një keq transformim kompleks të inkontinëncës urinale. Dr.Manxoni, duke iu referuar takimit me ministren Godo e theksoi si; “një pikë të rëndësishme të diskutimeve në takim dhe transplantin e veshkës, që në Shqipëri ndoshta mund të fillojë një program për trasplantin renal”. Doktor Manxoni dhe ekipi Italian prej 10 vjetësh kryejnë ndërhyrje të vështira dhe numri i personave që kanë operuar deri tani është në shifra të mëdha. “Janë fëmijë që presin çdo vit kirurgët të vijnë të operojnë, dhe mbeten ende fëmijë për radhët e ardhshme”, tha kirurgu pediatër Dritan Alushani, i cili është pjesë e ekipit të kirurgjisë pediatrike. “Fëmijët operohen nga anomali dhe kongjenitale të lindura të cilat janë të rralla ose të shpeshta. Janë raste të rralla që I shohim shpesh dhe nuk kemi ekspertizën e duhur si kirurgë dhe në këtë rast, ne kemi thirrur ekspertët e huaj”, tha dr. Alushani. Ndër rastet që operohen ai përmendi anomalitë në lindje të tilla, si në rastin kur fshikëza e urinës mbetet e hapur dhe nuk mbyllet dhe që kanë nevojë për një seri interventesh, si dhe për në raste të deformimeve gjenetike. Ekipi i mjekëve italianë asiston çdo vit vendin tonë me kryerjen e operacioneve më problematike tek fëmijët. Në vendin tonë, regjistrohen rreth 300 raste në vit të ndërhyrjeve tek fëmijët, ndër të cilat rreth 15 asistohen nga mjekët italianë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›