Letra/Mitrovica ime
Edhe pse kam lindur nё njё qytet tjeter tё Kosovёs, Mitrovicёn si shumica e shqiptarve gjithmonё e kam konsideruar timen. Mendoj qё tё gjithё e konsiderojmё ashtu edhe pse këtë pjesë tonën nё vitin 1999 e harruam nё ditёt mё vendimtare pёr tё, duke u marrё me punё tjera qё kishin tё bёjnё me interesa tё ngushta por qё nё aspektin e pёrgjithshёm e paguam shtrejntё. Sot gati njё dekadё pas Mitrovica vazhdon tё jetё keq e mё keq. U tha shumё por nuk u bë asgjё pёr ta shpёtuar pjesën veriore tё saj dhe pёr ta stabilizuar atё bashkë me Kosovёn. Pjesa veriore e Mitrovicёs sё bashku me disa pjesё tё territorit tё shtetit tё pavarur tё Kosovёs janё shpata e Demokleut për retorikën shterpe të liderëve institucional për sovranitetin e vendit. Mitrovicën edhe pse dёshёn ta klasifikojnё si njё konflikt tё ngrirё ajo nё realitet nuk qe e tillё. Pёr faktin se gjendja e tensionuar atje ka mbajtur vazhdimisht në tensione edhe pjesën tjetër të vendit edhe pёrkundër asaj qё Kosova i ka qёndruar ‘besnike’ duke mos bёrё asnjё lёvizje tё vetme pёr njё dekadё. E nga ana tjetër, Serbia e ka nxehur vazhdimisht punёn dhe Mitrovica asnjeher s’ka qenё e ngrirё, madje as atёherë kur temperaturat kanё shёnuar -18.
Mitrovica gjithnjё ka qenё e ndjeshme, Serbia kёtё e ka pёrdorur shpesh pёr ta tensionuar Kosovën nё tёrёsi, kujtoj trazirat e marsit 2004 qё i nisёn duke ngacmuar Mitrovicёn dhe Serbia fitoi shumё karta më pas. Kёto trazira Serbia i pёrdori shumё shpesh edhe nё mbledhjet e Kёshillit tё Sigurimti dhe nё shumё qarqe tjera diplomatike. Këtë kartë e përdori edhe në negociatat nё Vjenё, duke arritur qё hartёn e Kosovёs ta bёjё laramane me shumё zona tё mbrojtura, duke i dhënë parashenjë etnike trashëgimisë kulturore tё Kosovës që është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare, si dhe me më tepёr komuna serbe, se sa ndoshta edhe i kanё imagjinuar nё fillim. Tё njejtёn e pёrodri Serbia edhe nё ditёt e para pas pavarёsisё sё Kosovёs, dhe nga kjo po synon të fitojë akoma më shumё. Pёrveç qё po dëmton ekonominë tonё, ajo përmes planit gjashtёpikёsh tё Ban Ki Munit po synon ndarjen e Kosovës.
Sot Mitrovica po përballet me sfidën mё tё madhe qё prej pasluftёs, ngase me tё po bёhet ndarja e Kosovёs. Plani gjashtё pikёsh i sekretarit Ban Ki Mun ka filluar tё implementohet. Liderёt e Kosovёs deklarativisht pёr konsum tё brenshёm akoma nuk e kanё pranuar atё plan, por tё gjithё e dijnё qё ai (edhe me miratimin e tyre edhe pse ndoshta askush se ka kёrkuar nga ta) ka filluar tё zbatohet dhe pasojat do tё jenё fatale jo vetёm pёr Kosovёn. Kёtё shqёtёsim e kanё ngritur tё gjithё liderёt e Rajonit, madje pёr ironinё mё tё madhe mё shumё e kemi vërejtur shqetёsimin e Presidentit kroat Stipe Mesiq sesa tё Fatmir Sejdiut. Liderёt e Kosovёs ndoshta edhe brengosen por qytetarёve nuk u kanё thёnё asgjё pёrveç retorikёs qё tashmё ёshtё bёrё edhe neveritёse pёr tё gjithё qё Kosova ёshtё e pavarur dhe sovrane.
A ka kush ndonjё plan pёr Mitrovicёn? Kjo mendoj qё do tё jetё pyetja dhe dilema që parashtrohet në proceset në vijim! Ngase njё plan i tillё do ta shpёtonte ndarjen e Kosovёs, e mё tё edhe qetёsimin e rajonit. Pёrveç planit nё zbatim tё Ban Ki Mun-it, qё ёshtё nё shёrbim tё projekteve serbe për aneksimin e veriut tё Kosovës. Por ata prej të cilëve kërkohet një plan për Mitrovicën janë ata që qytetarët i kanë zgjedhur dhe me të drejtë presin prej tyre për ta shpëtuar veriun e Kosovёs. Çka do tё ndodhё nёse vazhdon tё zbatohet plani i Ban Ki Muit dhe nёse nuk zёvendesohet ai plan me njё ide tjeter? Kёto ditё ne po shohim qё gjendja nё terren po rёndohet shumё. Analistё dhe njohёs tё probleme nё Ballkan po parashohin edhe njё luftё tё pёrmasave tё ndryshme. Serbia do ta shfrytёzoj maksimalisht pafuqinё tonё politike, mossubjektivitetin ndёrkombёtar tё Kosovёs, krizёn financiarё globale qё fatёkeqёsisht i ka habitur Botёn dhe sё fundi krizat e nxehta në pjesët tjera të botës.
Nëse vetëm ndodhin kёto, lёvizin kufijtё. E çka do tё bёhёt me Mitrovicёn?
Serbia zyrtarisht do ta aneksoj? Apo. Serbia ndoshta edhe do tё propozojë shkёmbim territoresh, duke i ofruar Kosovёs, Kosovёn Lindore e cila edhe ashtu duhet ti takojë. Të dy skenarët prekin çështjen e kufijve dhe bie ndesh me parimet e Grupit tё kontaktit. Të gjithë në Ballkan kanë probleme me kufijtë dhe një përgjigje e mundshme është një “Londër e dytë” që në fakt sjellë drejtësinë e shkelur në Londrën e 1913.