E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skemë e re për financimin e bizneseve

Financim deri në 200 mijë euro dhe mbulim kostosh për bizneset që mbrojnë mjedisin


Qeveria ndryshon ligjin për ndihmën shtetërore ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Bizneset e vogla në vend mund të përfitojnë ndihmë financiare nga shtetit deri në 200 mijë euro. Një ndryshim i bërë në ligjin "Për ndihmën shtetërore" parashikon mbështjetje financiare për ndërmarrjet e vogla të sapokrijuara dhe të regjistruara për herë të parë në QKR, në 12 muajt e fundit.


Një nga kushtet e përfitimit është që vlera vjetore e ndihmës nuk duhet të jetë më shumë se 33% e shumës maksimale të financimit prej 200 mijë eurosh. Ligji parashikon ndihmë për të gjitha ndërmarrjet private ose publike, përjashtuar ato që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe peshkimit.



Ndihma


Për të përfituar nga ndihma financiare, ligji bën një klasifikim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në këtë grup futen ndërmarrjet, që kanë jo më shumë se 250 punonjës dhe një xhiro vjetore jo më të madhe se 40 milionë euro ose një llogari të bilancit jo më të madhe se 27 milionë euro dhe që nuk janë të zotëruara në një masë më të madhe se 25 për qind të kapitalit ose të së drejtës së votës nga një ose disa ndërmarrje, që nuk cilësohen si ndërmarrje të vogla dhe të mesme.


Për të përfituar financim nevojitet që intensiteti i ndihmës nuk duhet të kalojë 40 për qind të kostove të pranueshme për tre vitet e para pas krijimit të saj dhe 30 për qind në dy vitet pasardhëse. "Kostot e pranueshme do të jenë kostot administrative, ligjore dhe këshillimore, që lidhen drejtpërdrejt me krijimin e ndërmarrjeve të vogla, si dhe kostot operacionale për pesë vitet e para pas krijimit të ndërmarrjes.


TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat e biznesit nuk përfshihen në kostot e pranueshme",- thuhet në ndryshimet e bëra në ligj. Nga ndihma do të përjashtohen ato ndërmarrje të vogla të kontrolluara nga aksionarë të ndërmarrjeve, që janë mbyllur gjatë 12 muajve të mëparshëm, në rast se këto janë aktive në tregun përkatës apo në tregje, të lidhura me të. Shteti do t'iu ofrojë kompanive që investojnë në burimet e rinovueshme të energjisë. Këto kompani do të ndihmohen deri në 45% të kostove.


Mbështjetja ndaj tyre do të rritet me 20 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe me 10 për qind për ndërmarrjet e mesme. Ndërsa për bizneset që merren me riparimin e dëmeve mjedisore, duke rehabilituar zonat e ndotura, në qoftë se ndërmarrja, që ka shkaktuar ndotjen, nuk është identifikuar dhe intensiteti i ndihmës mund të arrijë deri në 100 për qind të kostove të pranueshme.


Kostot e pranueshme janë kostot për punën rregulluese, duke i zbritur rritjen e çmimit të tokës. Shteti do të marrë përsipër të paguajë edhe kostot e pagave për punonjësit me aftësi të kufizuara deri në masën 75% dhe në masën 50% për punonjësit në vështirësi.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›