Tremujori, deficiti 516 milionë euro
12/06/2009 BSH: Eksportet ranë 15 për qind
Më pak para kanë hyrë nga eksportet apo shkëmbimet tregtare në vendin tonë, sa i përket tre muajve të parë të vitit. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë një rënie prej 8 për qind në total, sa i përket tregtisë, ndërsa hendeku i eksporteve thellohet akoma më shumë me 15 për qind rënie. “Vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 shënoi 869 milionë euro, me një rënie vjetore prej 8 për qind. Shitblerja e mallrave përfaqësoi rreth 45 për qind të veprimeve korente. Eksportet shënuan një rënie vjetore prej 15 për qind dhe vlerësohen në 176 milionë euro, ndërkohë që për importet u paguan 692 milionë euro ose 6 për qind më pak se një vit më parë. Deficiti tregtar u tkurr me rreth 11 milionë euro duke arritur në 516 milionë euro. Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ra në nivelin 25 për qind nga 28 për qind një vit më parë”, - theksojnë ekspertët e Bankës së Shqipërisë në analizën e tyre për tregtinë e jashtme. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, po kështu edhe eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 212 milionë euro ose 4 për qind më pak se sa në vitin 2008. Gjithashtu, sipas BSH-së, pagesat për importet e mallrave ushqimore kanë rënë me 15 për qind, ndërsa ato për lëndë djegëse me 30 për qind. Ndërkohë, janë rritur vlerat e importeve të makinerive dhe pajisjeve, me 4 për qind dhe të produkteve kimike, me 19 për qind gjatë të njëjtës periudhë. “Vlera e importeve të këtyre katër kategorive shënoi rreth 63 për qind të vlerës së përgjithshme të importeve”, - theksohet në raport. Në krahun e eksporteve, eksportet nga industria e tekstileve dhe e këpucëve ranë me 8 për qind. Eksportet e këtyre kategorive vazhdojnë të renditen të parat duke siguruar rreth 54 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet. Gjatë tremujorit të parë të vitit është regjistruar rënie e ndjeshme në vlerën e eksporteve të metaleve, me 54 për qind, gjë që ka bërë që eksporti i përgjithshëm nga prodhimi i brendshëm të bjerë me rreth 23 për qind. “Llogaria e shërbimeve gjatë këtij tremujori ka regjistruar rënie si në kahun e të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve. Shkëmbimet tregtare në shërbime ishin rreth 633 milionë euro, me një rënie vjetore prej 10 për qind. Ndaj tremujorit të parë të vitit 2008, të ardhurat ranë me 14 për qind, ndërsa shpenzimet me 7 për qind. Rezultati neto i transaksioneve ishte thellimi i deficitit të shërbimeve, i cili arriti në 27 milionë euro nga 3 milionë euro një vit më parë”, - nënvizon raporti.
Udhëtimet
Bilanci neto i shërbimeve të udhëtimit shënoi një deficit prej rreth 10 milionë eurosh. Rënia e të ardhurave gjatë këtij tremujori është kryesisht pasojë e rënies së lehtë të shpenzimeve mesatare ditore të jorezidentëve vizitorë. Ndërkohë, rezidentët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit rreth 220 milionë euro ose 4 për qind më tepër se një vit më parë. Në këtë rritje ka ndikuar rritja e shpenzimeve mesatare ditore, dhe një rritje e lehtë në kohëzgjatjen e qëndrimit, edhe pse numri i udhëtarëve shqiptarë ka shënuar rënie ndaj tremujorit të parë të vitit të kaluar.