Letrat me vlerë futen në treg vitin e ardhshëm
18/12/2008 Berisha: 80 për qind e objekteve do të blihen me letrat me vlerë
Vitin e ardhshëm vlera e letrave me vlerë do të rritet ndjeshëm, kjo për shkak të dhënies të së drejtës pronarëve që t’i përdorin ato në privatizimin e objekteve shtetërore. Sipas vendimit të qeverisë, një ish-pronar i truallit do të ketë të drejtën që të blejë objektin e ndërtuar në tokën e tij me letra me vlerë në masën deri në 80 për qind. Kjo duke i siguruar letrat me vlerë edhe në tregun e lirë. Në këtë mënyrë do të ketë dhe një rritje të kërkesës për blerjen e tyre, të cilat aktualisht shiten deri në 5 për qind. “Qeveria miratoi vendimin me të cilin u lejohet pronarëve që në të drejtën e parablerjes 80 për qind të vlerës ta blejnë me letra me vlerë dhe vetëm 20 për qind të saj ta blejnë me lekë. Kryeministri Berisha u dha porosi ministrit të Ekonomisë dhe atij të Financave të ngrenë grupe pune për të shqyrtuar modalitetet e përdorimit të letrave me vlerë nga zotëruesit e tyre, natyrisht jo në vlerë leku, por në formën e letrave të vlefshme për përdorim në privatizime dhe ankande të pasurive publike”, - thuhet në një njoftim të qeverisë së dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kryeministri Berisha theksoi se kjo kërkon një studim të hollësishëm dhe rishqyrtim tërësor të legjislacionit dhe vendimeve të mëparshme. Por ai theksoi se qeveria e tij i konsideron të vlefshme dhe të paskaduara letrat me vlerë të lëshuara prej saj në mesin e viteve ’90. Në këtë mënyrë, do të ketë dhe një realizim të procesit të kompensimit të ish-pronarëve si dhe të rivënien në qarkullim të atyre letrave me vlerë që kanë mbetur të papërdorura prej personave që i kanë në zotërim. Gjithsesi, dhe këta në rastet kur nuk janë pronarë të tokave ku ka ndërtime shtetërore, do të duhet t’i shesin në treg jo me vlerën e plotë te personat që kanë mundësinë që të blejnë ndërtime.
Qeveria miraton procedurën e shitjes së objekteve të mbetura
Çmimi do të përcaktohet nga komisioni i posaçëm
Qeveria ka miratuar dje procedurat e vlerësimit të objekteve shtetërore që do të kalojnë në proces privatizimi. Në draft parashikohet forma e vlerësimit të çmimit në shitje, por dhe procedurat që do të ndiqen në privatizim. Nga ana tjetër, nuk do të pritet më që para procesit të shitjes të regjistrohet e drejta e parablerjes, por do të jetë vetë ZRPP-ja që do të interesohet pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ekzistencën e pronarit të truallit ose jo. Në rast se toka është në pronë private, subjekti do të njihet për të drejtën që i lind, duke i dhënë të drejtën e parablerjes mbi truallin.
Nisja
Procedurat për vlerësimin e pasurisë shtetërore fillojnë me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë. Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit në përputhje me vlerën reale të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi ligjore për vlerësimin e bërë dhe për dokumentet e hartuara dhe nënshkruara prej tij (genplane, situacione, aktvlerësime etj). Me daljen e urdhrit të përfaqësuesit të ministrit përgjegjës për ekonominë për ngritjen e komisionit të vlerësimit të objektit që do të privatizohet, ekspertët vlerësues të këtij komisioni brenda 15 ditëve përgatitin:
a) genplanin e ndërmarrjes apo të objekteve që do të privatizohen, ku përcaktohen qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli funksional, në pesë kopje origjinale;
b) përshkrimin e ndërmarrjes dhe/ose të objekteve të saj, sipas genplanit.
Komisioni i vlerësimit menjëherë pas marrjes së dokumentacionit të mësipërm, i drejton prefekturës përkatëse, në territorin e së cilës ndodhet objekti, kërkesën për konfirmimin nga zyra e urbanistikës së genplanit të përgatitur nga komisioni i vlerësimit.
Prefektura brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së degës së shoqërive publike përkatëse konfirmon genplanin në pesë kopje origjinale dhe ia përcjell degës së shoqërive publike dokumentacionin, të nënshkruar dhe të vulosur nga ana e saj.
Shitja dhe parablerja
Pas marrjes së genplanit, të konfirmuar nga prefektura përkatëse, dega e shoqërive publike i kërkon zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme hartën treguese të objektit që do të privatizohet. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës i dërgon DSHP-së hartën treguese me të dhënat përkatëse të objektit për privatizim, si dhe vërtetimin hipotekor apo certifikatën e pronësisë, nëse ka. Komisioni i vlerësimit pas marrjes së dokumentacionit nga prefektura përkatëse i kërkon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave konfirmimin nëse trualli në të cilin ndodhet objekti ka pronarë të njohur me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit që do të privatizohet, duke u bazuar në çmimin e përcaktuar në hartën e çmimeve të hartuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës i dërgon konfirmimin përkatës komisionit të vlerësimit, bashkë me vendimet përkatëse, nëse ka. Afati i plotësimit të dokumentacionit të vlerësimit për ndërtesat dhe ndërtimet, linjat e prodhimit dhe të shërbimit duhet të jetë jo më shumë se 50 ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga titullari, ndërsa për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit etj. afati duhet të jetë jo më shumë se 20 ditë.
Subjektet dhe objektet e përfshira në projekt
1. Këtij vendimi i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros së ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucioneve me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për ekonominë për fillimin e procedurave të privatizimit apo transformimit në shoqëri tregtare.
2. Institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore për pasuritë e ndërmarrjeve apo institucioneve që kanë në varësi administrative apo në pronësi, dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive në ministrinë përgjegjëse për ekonominë. Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim, pas mendimeve të përmendura më sipër.
3. Komisioni i vlerësimit të pronës shtetërore, në zbatim të këtij vendimi, ngrihet nga ministri përgjegjës për ekonominë.
4. Ky komision kryesohet nga kryetari i degës së shoqërive publike në prefekturën ku ndodhet objekti dhe në përbërje ka:
- ekspertë vlerësues, të licencuar sipas nevojave të procesit të vlerësimit;
- përfaqësuesin e ndërmarrjes apo të institucionit në administrim të të cilit ndodhet aseti.
5. Miratimi për përfshirjen në procesin e privatizimit të pasurisë së luajtshme, si elemente të veçanta, bëhet nga institucioni përkatës i varësisë administrative. Pas nxjerrjes së miratimit të privatizimit ky institucion ngre komisionin e vlerësimit për vlerësimin e pasurisë. Ky komision kryesohet nga përfaqësuesi përkatës i strukturës administrative dhe në përbërje ka 3 anëtarë, nga të cilët njëri duhet të jetë ekspert vlerësues i fushës përkatëse.
Shpenzimet për përgatitjen e dokumentacionit të vlerësimit (pagesa e ekspertëve etj.) në rastin e mësipërm mbulohen nga institucioni ose ndërmarrja në administrim të të cilit ndodhet pasuria.
Dokumentacioni i përgatitur nga komisioni i vlerësimit i dërgohet:
a) Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për objektet ndërtimore dhe linjat e prodhimit ose të shërbimit, me shkresë përcjellëse të nënshkruar dhe të vulosur nga dega e shoqërive publike përkatëse, ku përcaktohen vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithshme, ajo nën objekt dhe ajo funksionale.
b) Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit, inventarin ekonomik, mjetet e xhiros etj., me shkresë përcjellëse të nënshkruar e të vulosur nga dega e shoqërive publike përkatëse, kur asetet do të shiten të veçanta.
12. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me marrjen e dokumentacionit të vlerësimit dhe pasi e gjen atë të rregullt, në zbatim të legjislacionit në fuqi ia përcjell Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike.
13. Vlerësimi i pasurisë së ndërmarrjeve shtetërore që transformohen, në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë, bëhet në përputhje me këtë vendim.
Farmacitë dhe dentistët
11. Për objektet e shërbimit stomatologjik dhe farmaceutik, për të cilat është miratuar nga ministri përgjegjës për ekonominë fillimi i procedurave të privatizimit, punonjësit specialistë që kanë aktualisht kontratë qiraje për objektin, kanë të drejtën e parablerjes, sipas çmimit të përcaktuar në ankand, nëse këto objekte dhe trualli nën objekt nuk kanë pronarë. Destinacioni i këtyre objekteve nuk duhet të ndryshojë.
IV. Detyrat dhe të drejtat për zbatimin e këtij vendimi
1. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) dhe drejtori i ndërmarrjes janë të detyruar të përfundojnë dorëzimin, me procesverbal, të objektit që privatizohet brenda 35 ditëve nga data e dhënies së autorizimit nga Ministria e Financave Blerësit
2. Për diferencat fizike të lindura ndërmjet periudhës së vlerësimit dhe dorëzimit të objektit ose ndërmarrjes, mbahet në prani të drejtorit të ndërmarrjes një procesverbal, ku evidentohen diferencat fizike dhe arsyet e krijimit. Procesverbali i dorëzimit nënshkruhet nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, përfaqësuesi i institucionit që ka në administrim objektin dhe fituesi i së drejtës së blerjes së objektit. Ky procesverbal shërben si aktdorëzim i pasurisë.
3. Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) njofton institucionin përkatës administrues për diferencat e rezultuara sipas procesverbalit të dorëzimit, duke kërkuar nxjerrjen e përgjegjësisë, zhdëmtimin e tyre dhe, kur është e nevojshme, ndjekjen penale.
4. Shitja e truallit është pjesë e kontratës së shitjes së ndërmarrjes ose objektit.
5. Për rastet kur ka vështirësi në dorëzimin e objektit, me autorizimin e përfaqësuesit të Ministrisë së Financave (Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) zgjatet afati 35-ditor i dorëzimit. Për rastet kur për blerjen e objektit janë shpallur fitues bashkëpronarë me të drejtën e parablerjes apo të ankandit dhe në çastin e nënshkrimit të kontratës njëri nga bashkëpronarët refuzon nënshkrimin e kontratës së shitjes, atëherë zbatohen dispozitat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.
7. Kur blerësi e ka fituar të drejtën e blerjes së pronës shtetërore nëpërmjet ankandit dhe kur ka diferenca në dorëzimin e objektit, vlera e kthimit të diferencave është vlera e mungesave fizike, të rezultuara sipas VAM-it, shumëzuar me masën e rritjes së vlerës së ankandit, në krahasim me vlerën fillestare të ankandit për objektin e shitur. Blerësit i kthehet kjo vlerë me urdhër të ministrit të Financave.
Miratohen procedurat për të drejtën e parablerjes. Pronari humbet nëse nuk paraqitet në kohë
Ankandi më vete për ish-pronarët
Shitja nis me vlerë minimale dhe përfundon me çmimin më të lartë që ofrohet
Me projektin e miratuar dje qeveria ka përcaktuar rastet e shitjes së objektit të ndërtuar mbi truallin e një ish-pronari si dhe në rastin kur toka është e shtetit. Ndërkohë janë përcaktuar afatet për shlyerjen e detyrimeve nga blerësi.
Me pronar
Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare. Në rastet kur subjektet e shpronësuara të truallit pas njoftimit të bërë nga Ministria e Financave nuk kanë paraqitur dokumentet e pronësisë deri në afatin e përcaktuar në njoftim, bëhet një njoftim i dytë në dy gazeta me qarkullim kombëtar dhe njoftohet pronari, duke i lënë një afat të ri prej 30 ditësh nga data e njoftimit të parë. Nëse edhe në këtë afat të dytë pronari nuk paraqitet, atëherë bëhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Vlera e truallit, e përcaktuar sipas hartës së vlerës, i shkon drejtpërdrejt pronarit për kompensim.
Pa pronar
c) Në rastet kur konfirmohet se objekti që privatizohet nuk ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, ai i nënshtrohet ankandit sipas procedurave të këtij vendimi. Kur në datën e zhvillimit të ankandit paraqitet subjekti i shpronësuar i truallit me dokumentacionin ligjor, që vërteton pronësinë e truallit të objektit, atëherë subjekti i shpronësuar gëzon të drejtën e parablerjes me vlerën fillestare të objektit.
Ankandi
Në ankandet për shitjen e pasurive të shoqërive në likuidim e sipër nuk zbatohet e drejta e parablerjes për ish-pronarët e truallit. Ata marrin pjesë në ankand si të gjithë të tjerët. Në rastet e shpalljes fitues ish-pronarëve u zbritet vlera e truallit, e njohur apo e kthyer, me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, e vlerësuar me çmimet e hartës së vlerës së truallit, miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Procedurat e publikimit fillojnë pasi të jenë dorëzuar në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, dokumentet e vlerësimit të objektit.
Vlera
Vlera e fillimit të ankandit është VAM-i (mjete kryesore + mjete xhiroje + vlera e truallit). Ankandi zhvillohet vetëm për vlerën e mjeteve kryesore + vlerën e truallit dhe vlera e mjeteve të xhiros shtohet sipas inventarit fizik në çastin e dorëzimit të objektit.
Pasi pranohen dokumentet e vlerësimit të objektit, ndërmerren hapat për publikimin për privatizim. Periudha e botimit zgjat 21 ditë nga data e botimit të parë dhe bëhet në çdo botim të buletinit të njoftimeve publike brenda këtij afati. Dita e parë e botimit është data e përcaktuar në njoftimin që Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave dërgon për botim. Brenda këtij afati ky njoftim botohet edhe në një gazetë me qarkullim kombëtar.
9. Njoftimi për botim përmban të dhënat e mëposhtme:
- vendin, datën dhe orën e zhvillimit të ankandit;
- emërtimin dhe vendndodhjen e objektit, që privatizohet;
- vlerën fillestare të ankandit;
- sipërfaqen e përgjithshme dhe atë nën objekt;
- pronarin e truallit, nëse ka, (emër, mbiemër etj.).
10. Pjesëmarrësit në ankand, pas regjistrimit të kërkesës në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kanë të drejtë të studiojnë dokumentacionin e vlerësimit, që ndodhet i depozituar në këtë drejtori, si dhe të njihen me gjendjen fizike të objektit.
12. Pjesëmarrësit në ankand duhet të paraqesin në vendin, datën dhe orën e njoftuar në komisionin e ankandit këto dokumente:
a) Kërkesën me shkrim për blerjen e objektit.
b) Garancinë bankare (apo mandatpagesën), që vërteton ngurtësimin e 20 për qind të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë, për llogari të Ministrisë së Financave.
14. Kur sipërfaqja e tokës, pronë e subjektit të shpronësuar, shtrihet në mbi 70% të sipërfaqes së truallit nën objekt, për objektin që privatizohet e drejta e parablerjes shtrihet në të gjithë objektin, nëse pjesa tjetër nuk ka pronar. Kjo vlen edhe për rastet kur ka disa bashkëpronarë dhe ndërmjet tyre ka një marrëveshje të dokumentuar.
- Për rastet kur për objektin që privatizohet ka disa bashkëpronarë, të cilët nuk kanë lidhur ndërmjet tyre një marrëveshje dhe asnjëri nga ish-pronarët nuk plotëson kushtin e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, objekti i nënshtrohet ankandit sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim dhe ish-pronarët kompensohen.
17. Ulja e VAM-it të objekteve bëhet sipas këtij kategorizimi:
a) për ndërmarrjet ose objektet, deri në 30%;
b) për makineritë, pajisjet, inventarin ekonomik, mjetet e transportit, mjetet e xhiros, deri 50%.
Në këto raste objekti u nënshtrohet edhe një herë të gjitha procedurave të shitjes, të parashikuara në këtë vendim.
b) Për shitjen e truallit 100 % e vlerës së shitjes kalon për efekt të fondit të kompensimit financiar, për subjektet e shpronësuara, përveç rasteve kur është i identifikuar ish- pronari i truallit. Në këto raste do të veprohet sipas shkronjës “b” të pikës 3 të kapitullit III të këtij vendimi.