Letrat me vlerë, përfituan vetëm 30 % e të përndjekurve
Nga 17 miliardë lekë të dhëna nga qeveria e kryeministrit Aleksandër Meksi në vitin 1996 për të përndjekurit politikë, vetëm 30 % e kësaj shume ka përfunduar te kjo shtresë.
ADI SHKEMBI
Pjesa tjetër edhe sot e kësaj dite ndodhet në Bankën e Kursimeve (sot Raiffeissen Bank), ndërkohë që sipas të përndjekurve, fati i tyre nuk dihet. Në një statistikë zyrtare të bërë publike nga shoqata për integrim e të përndjekurve politikë të Shqipërisë, thuhet se, pas grevës së vitit 1994 të kësaj kategorie, dy vjet më vonë qeveria e djathtë akordoi një shumë prej 17.5 miliardë lekë, të cilat do të jepeshin me anë të letrave me vlerë për të përndjekurit politikë. Letrat me vlerë, me vendim qeverie, do të jepeshin për punën e papaguar gjatë kohës së burgut për këtë shtresë dhe nuk do të llogariteshin në dëmshpërblimin përfundimtar që do të bëhej. Por sot, 12 vjet pas nisjes së shpërndarjes së letrave me vlerë, rezulton se vetëm 1/3 e tyre kanë arritur të përfitojnë, madje sipas shoqatës, ata i kanë shitur për bukën e gojës. Por të dhënat më tragjike për ata që kanë vuajtur rreth 45 vjet regjimin komunist vijnë nga vdekshmëria e tyre. "Nga përafërisht 43 mijë të përndjekur që kanë vuajtur vetë, shumë prej tyre po vdesin çdo ditë me të njëjtin fat që patën në diktaturë. Kanë vdekur deri tani 7 500 të burgosur, 7 000 të internuar politikë dhe 3 000 trashëgimtarë të të pushkatuarve politikë", thuhet në statistikat zyrtare të kësaj shoqate. Pra, me një llogaritje të thjeshtë për 16 vjet janë ndarë nga jeta pa marrë ende dëmshpërblimin rreth 1/3 e të përndjekurve dhe të dënuarve politikë. Gjithashtu kjo kategori nuk ka mundur të përfitojë as nga apartamentet e ndërtuara. Sipas të dhënave të tyre, në periudhën 1992-1997 u dhanë 1 500 apartamente banimi dhe ka nevojë edhe për 3 mijë të tjera. Kjo shtresë për 45 vjet burgim ka ndërtuar 8 mijë apartamente. Shifrat e të përndjekurve flasin për një "përndjekje" tjetër edhe lidhur me bursat e arsimit apo edhe për punësimin në administratë. Kështu gjatë periudhës 1992-1997 u dhanë rreth 6 mijë të drejta për arsim, ndërkohë që nga viti 1997 deri në 2005, kur Partia Socialiste ishte në pushtet të përndjekurit nuk përfituan asnjë bursë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për punësimin e tyre. Sipas statistikave të shoqatës rezulton se, në qeverisjen e parë të Partisë Demokratike rreth 20 % e kësaj shtrese u punësua në administratë, ndërkohë që në tetë vitet e të majtëve u larguan nga puna.
Statistikat sipas ish të përndjekurve
¨ Gjatë viteve '92-'97 iu dhanë të drejta arsimimi 6 mijë fëmijëve të ish të përndjekurve politikë
¨ Nga viti 1997-2005 për këtë shtesë nuk u dha asnjë e drejtë studimi
¨ 1992-1997 u dhanë 1 500 apartamente banimi ku kjo shtresë kishte ndërtuar 8 mijë të tilla dhe sot ka nevojë për 3 mijë apartamente. Nga llogaritjet del se prapë shteti është i fituar me 3 500 apartamente, duke mos llogaritur këtu konfiskimet e pronës që u është bërë gjatë dënimit të tyre
¨ Nga viti 1995-1996 u dhanë për punën e papaguar letra me vlerë pas grevës së urisë së të përndjekurve politikë të vitit 1994 (shuma 17.509.637.000 lekë)
¨ 30 % e kësaj shume u shit nga të dënuarit për bukën e gojës, kurse 70 % ndodhet në Bankën e Kursimeve, e cila sot është Raiffeissen Bank. Fati i tyre nuk dihet
¨ Në vitin 1992-1997 u privatizuan për këtë shtresë pesë hotele, disa magazina, pra objekte jo strategjike të ekonomisë të cilat i morën ata të përndjekur politikë që ishin pjesë përbërëse e qeverisë
¨ Viti 1992-1997 punësimi i kësaj shtrese arriti në 20 % me numrin total të të përndjekurve
¨ 1997-2005 i larguan nga puna në administratën shtetërore të gjithë ish të përndjekurit politikë
¨ Nga viti 1997-2005 u dha një shumë prej 17 milionë lekësh për strehimin e të përndjekurve