“Negociatat me Topin për anëtarët e Gjykatës së Lartë”
Në pesë dekretet për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ishte vetë presidenti Topi, i cili kërkoi që njëri prej tyre të vinte nga radhët e të përndjekurve politikë.
ADI SHKEMBI
Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës së të përndjekurve, Besim Ndregjoni, tregon në një intervistë për gazetën "Panorama", për kërkesën e kreut të shtetit që të përndjekurit të çonin një emër, i cili duhet të plotësonte pikë së pari kriteret ligjore. Ndregjoni thotë se, të përndjekurit kanë kundërshtuar dekretimin e ish-prokurorëve dhe gjyqtarëve të kohës së komunizmit, por shton se, presidenti Topi është i pafuqishëm ta ndalojë një gjë të tillë, për aq kohë sa nuk ka një ligj për dënimin e krimeve të komunizmit. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të të përndjekurve, Topi është zotuar për miratimin e ligjit në Parlament, pasi ta sjellë maxhoranca, teksa ka theksuar se, tani për tani ai është president si i të përndjekurve, ashtu edhe i ish-zyrtarëve të lartë të diktaturës. Gjithashtu ai kritikon ashpër qeverinë lidhur me procesin e dëmshpërblimit të të përndjekurve.
Në pesë dekretet e presidentit Topi për Gjykatën e Lartë, njëri prej tyre është nga radhët e ish të përndjekurve politikë. Çfarë bisedimesh u realizuan për të ardhur deri këtu?
Është mëse e natyrshme që një president ish-komunist megjithëse i rrethuar nga pinjollë të diktaturës, ai do të pranonte që të kishte një kandidaturë nga të përndjekurit politikë. Kjo jo për arsye që të ndihmojë të përndjekurit politikë, por për të prurë në organet e gjyqësorit kapacitete nga të përndjekurit politikë që t'i shërbejnë reformës në drejtësi. Ne për presidentin Topi kemi kërkuar që të ishte president dhe pas 17 viteve në këtë institucion u vu një president jokomunist. Gjatë bisedimeve që ne kemi bërë me Topin ai e ka vënë re që misioni antikomunist në Shqipëri ka dështuar gjatë këtyre 17 viteve dhe ndoshta do të ishte nder për presidentin dhe për politikën shqiptare që ky mision të fillonte të funksiononte dhe Shqipëria të shkonte në një shoqëri vëllazërore, pa urrejtje, pa ndarje dhe prandaj e pranoi kandidaturën e të përndjekurve politikë. Kjo është një kandidaturë me një integritet moral, profesional shumë të pastër, është një kandidaturë që gjatë 17 viteve të pluralizmit ka shkëlqyer në drejtësi, nuk ka qenë i korruptuar. Ka dhënë vendime të drejta dhe është i vetmi gjyqtar në Shqipëri, i cili gjatë 10 viteve nga monitorimet ndërkombëtare nuk i është kthyer asnjë vendim gjykate. Duke parë kapacitetin e këtij individi, me kërkesë të presidentit ne ia propozuam. Nuk e kërkuam ne, por presidenti ishte i ndërgjegjshëm për të pasur një personalitet nga ish të përndjekurit.
Ndërkohë maxhoranca i ka refuzuar në bllok këto dekrete...
Unë pres nga maxhoranca jo vetëm që të votohet kjo kandidaturë, por maxhoranca t'i propozojë presidentit që kandidatura e të përndjekurve politikë që ka dekretuar presidenti të jetë kryetari i ardhshëm i Gjykatës së Lartë. Kështu veproi edhe Çekia si me kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe me presidentin. Por mesa shoh unë maxhoranca e sotme votën 30-35% të ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë e përdor vetëm për interesa politike, kurse kur është puna për qeverisje ajo i largohet. Në këtë qeveri janë 15% të ish-komunistëve që kanë hyrë në PD dhe kjo pakicë e ka uzurpuar këtë pushtet dhe po e drejton jo me votuesit e saj, siç janë ish të përndjekurit, por me shtresën e ish-komunistëve. Ka tre vjet që të përndjekurit politikë presin që maxhoranca të rikthehet te kjo shtresë. Ministra të veçantë të PD-së do t'i quaja të pamoralshëm deri sa ata nuk punësojnë të përndjekurit politikë, të cilët plotësojnë të gjitha kushtet profesionale dhe morale.
Pjesë e dekreteve të presidentit janë edhe disa ish-prokurorë dhe gjyqtarë gjatë kohës së komunizmit. Ju nuk i keni kundërshtuar këto dekrete?
Ne jemi deklaruar kundër që ish-prokurorë dhe gjyqtarë të komunizmit promovohen tani në demokraci në institucionet kushtetuese. Këtë problem e kam shtruar deri në Këshillin e Evropës. Këtë ia kam thënë edhe presidentit Topi që ish-gjyqtarë të diktaturës të vihen në krye të këtyre institucioneve. Ne jemi të parët që denoncuam edhe promovimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, si ish-prokuror i diktaturës. Ne nuk jemi aspak dakord me maxhorancën e djathtë që ish-gjyqtarë të diktaturës për interesa të një maxhorance apo një opozite të promovohen në drejtësinë shqiptare, pasi edhe nga të gjitha sondazhet drejtësia është më e korruptuara.
Cili ka qenë qëndrimi i zotit Topi për këtë shqetësimin tuaj, pasi edhe pak kohë më parë ai dekoroi disa figura, të cilët kanë bërë karrierë gjatë kohës së komunizmit?
Ne presidentit Topi ia kemi kundërshtuar edhe dekorimet. Jemi koshientë dhe të vetëdijshëm që Topi është në një situatë jo të përshtatshme për kryerjen e funksionit të tij, për arsye se e gjithë kupola e shtetit është e mbërthyer nga ish-bashkëpunëtorë të diktaturës. Topi është edhe president i të përndjekurve politikë, por edhe i atyre që kanë bërë krime ndaj nesh. Por presidentit duhet që maxhoranca t'i dërgojë një ligj për dënimin e krimeve të komunizmit dhe nëse dënohen krimet e komunizmit, në zyrën e kreut të shtetit nuk do kishte më figura që kanë bërë karrierë në komunizëm për t'u dekoruar. Ne i kemi kërkuar presidentit që të mos bjerë pre e këtyre kurtheve dhe t'i kërkojë maxhorancës që të sjellë ligjin e dënimit të krimeve të komunizmit. Topi na është zotuar për t'u kaluar ky ligj në Parlament, pavarësisht se nga 2006 jemi i vetmi vend që kemi vuajtur aq shumë nga diktatura dhe akoma nuk i ka dënuar këto krime. Se përse, le ta japë përgjigjen kjo maxhorancë.
Çfarë po ndodh me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë?
Sinqerisht nuk e kuptoj vijën e logjikës së këtyre njerëzve, që ndodhen sot në administratën shtetërore. Si është e mundur që ne kemi një status të të përndjekurve politikë që e njeh të drejtën e dëmshpërblimit. Me këtë status Shqipëria u pranua në KE në vitin 1994. Por sot ne shikojmë që kemi votuar një qeveri, e cila ka bërë një ligj në kundërshtim me statusin e të përndjekurve politikë. Megjithatë ne heshtëm rreth këtij ligji që të shohim se sa e angazhuar do ishte kjo maxhorancë, për të kryer këtë detyrim ligjor kushtetues ndaj të përndjekurve politikë.
Dhe çfarë ju rezulton deri tani?
Deri tani na rezulton një sorollatje e paparë, është handikapi më i madh që ndodh në vendin tonë. Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme kanë dokumentet e të përndjekurve politikë dhe ne duhet të shkojmë në këto dy ministri, të sorollatemi. Më pas ky dokument do ketë një presje gabim nga administrata e paaftë që punon aty dhe më pas Ministria e Drejtësisë e kthen pas. Ky ligj është përbuzës ndaj atyre që kundërshtuan regjimin komunist. Ligji ka përjashtuar vrasjen e intelektualëve. Para 4 muajsh ministri i Drejtësisë na tha se, letrat me vlerë dhe strehimi nuk do t'u njihet, por do jepet dëmshpërblim. Kurse tani kryetari i shoqatës Adem Allci ka kontaktuar me ministrin dhe ai u ka thënë se këto do t'u hiqen. Por letrat me vlerë janë dhënë për punën e papaguar. Janë 32 vepra strategjike në vendin tonë të ndërtuara nga ish të burgosurit politikë. Letrat me vlerë jo vetëm që nuk u dhanë, por ato ngelën në një shoqëri anglo-amerikane, e cila i kishte depozituar në bankën e kursimeve dhe tani ato kanë humbur. Vetëm 30% e letrave me vlerë i kanë marrë ish të përndjekurit, që ishin pranë qeverisë në atë kohë dhe i shitën për bukën e gojës. Ne kemi ndërtuar 8 mijë apartamente, kemi marrë 1500 dhe kemi nevojë edhe për 1500 të tjerë. Këto nuk u dhanë, por sot në ligjin e Dëmshpërblimit do njihen me vlerën që ka sot apartamenti. Kjo do të thotë që krimineli që më "vrau" dje e ka privatizuar apartamentin me 10 mijë lekë të reja, kurse unë që u "vrava" sot, më llogaritet me vlerën e tregut.
Pas gjithë këtyre pretendimeve tuaja, cila do të jetë alternativa e fundit?
Protesta është një nga rrugët tona. Ne javën tjetër do mbledhim këshillin kombëtar. Ne s'mund të lejojmë pas 17 vjetësh të ketë përbuzje ndaj nesh. I referohem thënies së filozofit izraelit Hiller: "Mos dëmto tjetrin ashtu siç nuk dëshiron të të dëmtojnë të tjerët". Ne nuk u hakmorëm se nuk deshëm që të bëhemi kriminelë si ata. Gjithashtu dua t'i referohem edhe studiuesit Visel, i cili thotë se, "ne nuk i kemi vrarë viktimat e Holokaustit dhe nuk kemi përgjegjësi për to, por në qoftë se ne vrasim sot kujtimin e tyre, atëherë përgjegjësia është shumë e madhe". Edhe ne çdo ditë po tregojmë krimet e komunizmit.