Prill afati i fundit per tekstet e Mjekesise
Ultimatumi
Muaji prill do të jetë afati i fundit për të “restauruar” të gjithë infrastrukturën për rifreskimin e teksteve dhe botimeve me të cilat punojnë studentët e Mjekësisë. Afati është vendosur nga Rektorati i Universitetit të Tiranës pak kohë më parë, në një mbledhje me studentët e këshillin e profesoratit të Fakultetit të Mjekësisë. Nuk do të pranohen tekstet para vitit 2004, ndërsa do të ketë konsultime me profesorët e Maqedonisë, duke qenë se përkthimet maqedonase mund të jenë të vlefshme dhe mund të përfaqësojnë risi edhe në Shqipëri, duke i ardhur në ndihmë studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.