Institucionet te gjithe festojne me parate e tyre
Vëzhgim
“Fukarallëku” i këtij fundviti ka prekur edhe financat e festës. Ndërsa të gjitha institucionet: administrata, ministritë e bashkitë vitet e mëparshme kanë organizuar për punonjësit festa apo edhe aktivitete për fëmijët e punonjësve, ky fundvit ka qenë tejet i vakët. Institucionet këtë vit, jo që nuk kanë para për dhurata për fëmijët, por nuk disponojnë fonde as për të organizuar një festë përmbyllëse për t’i thënë “gëzuar” punonjësve e për t’i uruar punë të mbarë për vitin 2011. Organizimet e aktivitetet e kësaj jave janë paguar me para nga secili punonjës që ka pranuar këtë mënyrë festimi, apo si alternativë për të mos u ndarë pa trokitur gotat.