E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një memorial për gjenocidin ndaj çamëve

ELBASAN - Një memorial që kujton gjenocidin grek nga popullsisë çame është vendosur dje në qendër të qytetit të Elbasanit. 

Në prag të 64-vjetorit të eksodit çam si dhe për të nderuar mikpritjen e banorëve të Elbasanit është inauguruar dje memoriali  "Klithma". e realizuar nga skulptori Vladimir Caridha është financuar nga ana e bashkisë së qytetit, e cila kishte akorduar për të një fond prej 2 milionë lekësh. Në ceremoninë e inaugurimit të memorialit ishin të pranishëm kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, nënkryetari i bashkisë Serafin Papa, përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe komunitetit çam në rrethin e Elbasanit, intelektualë elbasanas. Në memorial është gërshetuar figura e një djali e një vajze që qëndrojnë në një breg, në pritje të një të ardhme më të mirë.        a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›