Mbytet në ujërat e Vjosës 17-vjeçari, po lahej me shokët
FIER – Shënohet viktima e parë e sezonit të plazhit në rrethin e Fierit.
Klajdi Shameti, 17 vjeç, banor i fshatit Ferras të këtij rrethi ka hyrë për t’u larë në lumin Vjosë por nuk ka mundur të dalë më i gjallë prej andej. Adoleshenti kishte shkuar në lumë për plazh së bashku me tre shokë të tij. Pas mbytjes, policisë i janë dashur tre orë për të gjetur trupin e pajetë të 17-vjeçarit.
Sipas policisë, ngjarja ku humbi jetën Shameti ndodhi rreth orës 11:30 të ditës së djeshme në Ferras. Në deklaratat e tyre në polici shokët e viktimës kanë treguar se kishin qenë bashkë kur hynë në lumë dhe të gjithë dinin not. “Pasi e pamë që na mungonte ne shkuam me vrap për ta tërhequr, por ishte e pamundur”, pohoi Marseli, njëri prej të rinjve. Pasi nuk kanë mundur t’i vijnë në ndihmë shokut të tyre, ata kanë lajmëruar policinë e Fierit, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Pas pyetjeve të para se në ç’vend u pa për herë të fundit Shameti, forcat e policisë kanë filluar kërkimin e trupit të tij. Mësohet se pas tre orë kërkimesh uniformat blu e kanë gjetur atë pak metra poshtë vendit të ngjarjes. Ndërsa tre djemtë e tjerë, dëshmitarë të mbytjes së shokut të tyre janë shoqëruar për në komisarit ku janë pyetur me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë që të afërm dhe bashkëfshatarë të të rinjve kanë deklaruar se, ata e frekuentonin gjithmonë lumin Vjosë, por nuk kishin pasur probleme. m.r