Lëv: Klosen e kisha paralajmëruar që në ndeshjen me Bosnjën për faullet
Gjermania pësoi humbjen e parë në fazën në grupe të Kupës së Botës pas 24 vjetësh. Kjo disfatë ka qenë e para edhe për trajnerin Joakim Lëv në krye të pankinës gjermane në një Kampionat Botëror. Në një intervistë për “Kicker”, tekniku i Gjermanisë ka analizuar anët pozitive të ekipit dhe ka kritikuar Klosen. Megjithatë 50-vjeçari gjerman nuk ndihet aspak nervoz dhe nën presion nga kundërshtari i fundit në grup, që do të jetë Gana, ndaj llogarit kundër tyre vetëm rezultat kualifikues. “Klose bëri faulle që s’kishin nevojë për karton, sepse nuk ishin ndërhyrje brutale të ndërlikuara. E paralajmërova që në ndeshjen miqësore me Bosnjën, pasi i ka të këqija ato ndërhyrjet e panevojshme nga prapa. Megjithatë e pësuan, por besoj se do reflektojnë për çdo imtësi të lojës. Veç tij nuk më pëlqeu edhe Podolski dhe Badshtuber. Sigurisht, ishte e vështirë për të që të përballonte presionin në diferencë numerike, ndoshta ishte dhe hera e parë, por fakt është se nuk më bindi, pasi humbi pothuajse në çdo dyluftim me ofensivë serbe. E megjithatë kjo humbje nuk na bën aspak nervozë, pasi kundra Ganës do komandojmë ne rezultatin. Marrëdhëniet tona me topin triumfojnë ndaj një Gane, kufiri i së cilës ndahet këtu”, ka pohuar Lëv.