Lëv: Pse humbëm ndaj Spanjës në gjysmëfinale
Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv ka pranuar me koshiencë humbjen përballë Spanjës, aq sa beson se Kampionët e Evropës do të fitojnë edhe Kupën e Botës. Në një intervistë për "Bild", 50-vjeçari ka përgëzuar djemtë e tij për ecurinë pozitive dhe beson se skuadra e tij ka ende për të dhënë.
Kujt ia vini fajin asaj humbjeje, pasi të vish plot eufori nga dy fitore të mëdha dhe të humbësh, të zhvillosh një lojë të atij niveli nuk mund të tolerohet lehtë?
U pa qartë që Spanja u tregua shumë e saktë dhe zhvilloi ndeshjen e saj më të mirë, çka tregoi se e merituan fitoren. Komplimente kësaj skuadre e cila që nga viti 2008 po paraqitet e frikshme dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje vendimtare. Janë lojtarë të Barcelonës dhe Realit të Madridit të cilët kanë kualitete shumë të larta dhe besoj se kanë arritur majat e suksesit. Kursesi nuk dua të nënvlerësoj punën dhe lojën e zhvilluar të lojtarëve të mi në ato 90 minuta, pasi ne jemi të veçantë në stilin tonë dhe e vutë re besoj se si në disa raste arritën të bënin diferencën.
Ku qëndrojnë anët e errëta, apo dobësitë e Gjermanisë gjysmëfinaliste?
Kur arrinim të fitonin topin e parë nga mesfusha, e humbnim shumë shpejt atë, çka na kushtoi shumë në mbajtjen dhe marrëdhëniet me topin. Spanjollët e qarkullonin shumë topin dhe luanin me pasa të shkurtra, edhe me të gjata, por të sakta. Ndikoi negativisht ky fenomen, pasi harxhuam shumë energji. Na mungoi guximi, pasioni dhe vullneti që treguam kundër Anglisë dhe Argjentinës, duke mos u treguar aspak ambiciozë dhe duke pritur nga ndonjë gabim i kundërshatrit. Pse ndodhi ashtu, edhe unë nuk arrij dot t'i jap një shpjegim për momentin.
Mendoni se Spanja me këtë fitore, do të jetë skuadra favorite në finale kundër Holandës?
Jam i sigurt se Spanja fiton kampionatin. Kjo skuadër është e fortë, kompakte, e sigurt në marrëdhënie me topin dhe përbëhet nga lojtarë të klasit të lartë në krah si Iniesta dhe Ksavi.
Sa ndikoi mungesa e Tomas Mylerit në skemën tuaj?
Myler ka zhvilluar lojë shumë të mirë dhe është integruar më mirë me skuadrën. Ishte i rrezikshëm dhe i papërmbajtshëm. Mungesa e tij na kushtoi edhe humbjen.
Gjermania e 2006-ës zuri vend të tretë. Janë të motivuar lojtarët për një fitore të shtunën kundër Uruguait?
Duhet të lëmë pas këtë humbje dhe të luftojmë deri në pikën e fundit për të marrë atë çka na takon. Synimi jonë tani është të përfundojmë me një fitore dhe automatikisht do na takojë vendi i tretë në këtë kupë bote, e njëjta gjë si në Botërorin e zhvilluar katër vjet më parë në vendin tonë.