“Njeriu duhet të kolonizojë gjithësinë që të mbijetojë”
Një nga shkencëtarët më të njohur të botës, tha se njeriu duhet të kolonizojë gjithësinë, nëse kërkon të mbijetojë përtej shekullit të ardhshëm. Stephen Houking tha për faqen e internetit “Big Think”, se rraca njerëzore po përballet me shumë rreziqe në tokë, përfshi luftën, mbipopullimin dhe zhdukjen e burimeve natyrore. Sipas tij, e vetmja mundësi për mbijetesën afatgjatë të njerëzimit është përhapja e jetës drejt gjithësisë. Shkencëtari Houking parashikon se rraca njerëzore do të sfidohet nga shumë ngjarje që kërcënojnë ekzistencën, të ngjashme me krizën kubane të raketave të vitit 1962, e cila e solli botën shumë pranë një lufte bërthamore. Houking u bë i njohur në botë pas publikimit të librit të tij, “Një histori e shkurtër e kohës”, ku përdor terma joshkencorë për të shpjeguar origjinën e gjithësisë.