Në rajonet e goditura nga zjarret ka nisur rikonstruktimi i shtëpive Dëmet në Rusi pas zjarreve shkojnë në 15 miliardë dollarë
Vala rekord e ngrohjes në Rusi mund të ketë marrë jetën e 15.000 njerëzve dhe kostoja e humbjes në ekonominë e vendit është 15 miliardë dollarë, për shkak të zjarreve dhe rrënimit nga thatësira në vend.
Sipas “Bloomberg”, vetëm në Moskë kanë vdekur së paku 7.000 njerëz si rezultat i të nxehtit dhe numri mbarëkombëtar i vdekjes ka të ngjarë të jetë të paktën dy herëmë i madh se kjo shifër. Kështu vlerësoi Xhef Masters, bashkë-themelues i shërbimit meteorologjik 15-vjeçar në internet “Weather Underground”, që mbledh informacione nga e gjithë bota. Kryeministri Vladimir Putin pilotoi një avion nga ata që përdoren për të shuar zjarret në pyll, në jug të Moskës. Vala e të nxehtit mund të kushtojë 1 për qind të ekonomisë 15 trilionë dollarëshe të Rusisë këtë vit, për shkak të prodhimit më të ulët bujqësor dhe aktivitetit të reduktuar në fusha të tjera si industria, vlerësoi për “Bloomberg”, Aleksandër Morozov, shefi ekonomist në “Holdings HSBC Plc” në Moskë. “Rusia mund të korrë një të tretën e grurit më pak këtë vit për shkak të thatësirave”, - tha Putin një ditë më parë. Kompani si prodhuesi i makinave “OAO AvtoVAZ” kanë ulur prodhimin, restorantet në Moskë po shohin më pak klientë, ndërsa banorët përpiqen të dalin sa më pak jashtë për të evituar smogun dhe tymin që ka mbushur qytetin për shkak të zjarreve. Putin, 57- vjeç, po drejton përpjekjet e Qeverisë për të kaluar emergjencën e zjarreve, duke ndaluar eksportin e grurit deri në fund të vitit. Në Moskë avionët e kanë të pamundur të fluturojnë për shkak të smogut të dendur. “Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve në Rusinë qendrore nga nxehtësia mbetet 52, ndërsa nxehtësia e ka dyfishuar shkallën e vdekshmërisë në rreth 700 njerëz në ditë”, - pohoi Andrei Seltsovsky, kreu i Departamentit të Shërbimit Publik në qytet. Ndërkohë, në rajonet e goditura nga zjarret ka nisur rikonstruktimi i shtëpive.