Lëv ngrin gjermanët: S’e di nëse do qëndroj
Joakim Lëv “ngrin” gjermanët. Në një intervistë për të përditshmen “Bild”, trajneri shprehet se s’ka arsye pse të jetë i zhgënjyer nga pozicionimi në vend të tretë në Botëror si dhe flet për të ardhmen e tij, duke pohuar se edhe mund të largohet nga bankina e “panzerave”.
Pozicioni i tretë në Botëror, një tjetër medalje bronzi...
Për ne ishte një kampionat tepër pozitiv dhe një Botëror tepër domethënës për lojtarët e Gjermanisë. Ishin ata që arritën deri këtu, për më tepër që kishim mundësi të dilnim edhe më mirë, pasi nëse do t’i referohemi javëve të para të përgatitjeve, lojtarët tanë punuan fort, por disa mbetën të dëmtuar dhe neve na kushtoi shumë. Bilanci jonë rezultoi pozitiv, me shumë fitore dhe shumë gola, si dhe e kurorëzuam në vend të tretë.
Pas skualifikimit nga gjysmëfinalja, hodhët në fushë një tjetër Gjermani, si e shpjegoni këtë fitore?
Humbja kundër Spanjës ishte një zhgënjim për ne, por nuk na mbeti gjë tjetër veçse t’i jepnim kurajo vetes për të mos u kthyer duarbosh në shtëpi, pasi një gjë e tillë ishte e mundshme dhe djemtë reflektuan. Ajo fitore na ngriti moralin dhe dëshirën për të festuar dhe për t’u kthyer në identitetin tonë. Komplimenta skuadrës, pasi kanë bërë një punë shumë të mirë dhe kanë kuptuar peripecitë dhe detajet e emocioneve që të jep botërori.
çfarë ju mungon të bëni realitet kupën e katërt të kombëtares sonë pas katër vitesh?
Nuk kam bërë asnjë analizë, përveç asaj të këtij botërori që e kemi theksuar që në fillim se nëse do të luajmë futboll, duhet të jemi të fokusuar në sulm. Erdhëm si jo favorit me një trupë shumë të re, dhe kënaqëm çdo “qelizë” tifozi duke u paraqitur dhe luajtur si kampionë.
Keni kohë deri në fund të muajit për të vendosur për rinovimin e kontratës, apo keni vendosur për të ardhmen tuaj?
Jo. Kam vendosur të kaloj disa ditë qetësie, pasi kemi kaluar kohë të gjatë stresi dhe tensionet kanë qenë të shumta. Nuk kam bërë asnjë bisedë për këtë temë. Do të flas me kolegët e mi dhe së shpejti do të vendos për të ardhmen time. Por realisht nuk e di se cila është e ardhmja ime.