E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Ngrënie e puthje, gjumë dhe “grevë” mbi bulevard

Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po mban për herë të parë mbi kurriz një marrëzi dhe një skenë që improvizohet dhe ndërtohet në periudha vere vetëm nga “arixhinjtë”. Mbi të janë vendosur disa çadra e ca postera me mbishkrime diktatoriale. Në krah të piramidës së ish-diktatorit një komplekës WC-sh. Më tutje, në krah të pallatit të kongreseve të diktaturës një autobot të mbushur me ujë të moçaluar. Poshtë çadrave ca krevatë të marrë hua nga shtëpia e “vëllait të madh”. Mbi ta janë të ulur dhe shikon ca fytyra që mbartin më vete komplekse në kohë dhe periudha të ndryshme. Këta fytyra, janë bij e bija të atyre baballarëve të cilët e kanë bezdisur, fukaradisur, internuar, bastisur, gjakosur, prerë e vrarë këtë popull shqiptar për 50 vjet.
Në mesin e çadrave hyn e del një i tromaksur nga koka, me leshra të ngritura, gjysëm i përqendruar, emocional dhe i përfshirë nga ethet e dështimit, i babëzitur, i deklaruar nëpër sheshet e fshatrave të Shqipërisë si revolucionar që të kujton të kaluarën e personazhit revolucionar “Vllasovi” tek romani “Nëna” i shkrimtarit të realizmit socialist Gorki. Tashmë i tromaksuri është konfirmuar si kundërshtar i lirisë e i demokracisë, mosnjohës i pushteteve të sistemit kushtetues në Shqipëri. Për paradokset që po i sjell vendit, ai po braktiset nga të gjithë. Ai është bërë doksan për myslimanët, ferr për të krishterët dhe shejtan për ortodoksët, problematik i lirisë dhe hasëm i demokracisë. Ai nuk njeh liritë dhe të drejtat e njeriu dhe nuk po i bindet politikës së përçuar nga demokracitë e vendeve të Bashkimit Europian dhe asaj të politikës dhe demokracisë perëndimore amerikane, që pushteti nuk merret me forcë por vetëm me votë.
Fatkeqësisht ky është në origjinalitet drejtuesi aktual i socialistëve të opozitës në Shqipëri, aksidentalisht kryetar i saj. Profesioni i tij nuk ka të bëjë me politikën, por me pikturën, i specializuar vetëm për peisazhe kolkozesh bujqësore dhe hozrashotesh industriale të sistemit stalinist, aplikuar me devotshmëri nga paraardhësit e tij gjatë kohës së sundimit diktatorial në Shqipëri. Poshtë çadrave dhe përballë kryetarit të socialistëve qëndrojnë viktimat e tij, të cilët e shikojnë poshtë syev kryetarin e tyre se mos ka menduar që ta mbyllë këtë grevë të dështuar. Mbi krevat ata rrinë e vështrojnë dhe fantazojnë për zgjedhjet dhe për kutitë. Një pjesë e tyre janë të panjohur, por fatëkeqësisht janë viktima të tij, të cilët i futi në listën elektorale për t`i patur vasalë politik për qëllimet e tij karrieriste. Ata tashmë janë të rebeluar mbi bulevard, që qeshin e qajnë njëkohësisht për kryetarin e tyre. Ata kanë zënë vend nën çadra mbi bulevardin e kombit duke pretenduar se po bëjnë protestë për votën, por në fakt kërkojnë karrike e pushtet për ta poshtëruar këtë popull e këtë vend më shumë se të parët e tyre. Në të vërtetë ata shfaqen me sakrilegje ngrënieje e pirjeje, duke u puthur e duke u përgjumur nën çadra, me pretekstin se po bëjnë “grevë urie”. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po rënkon nga pesha e pisllëkut, e skenave dhe skenarëve marrëzeza të opozitës. Atij po i marrin frymën monologjet e dialogjet e endacakëve politikë, që hipin e zbresin nga skena e kuqe, të cilën e ka improvizuar dhe veshur i pari i listës së grevistëve Fatmir Xhafa, si në kohën kur Enveri e mbante nën sqetull kur ishte student, kur së bashku me diktatorin përshëndetnin me grushtin lart, kuadratet e parakalimit “viktimat e sistemit” në festën e punëtorëve për “1 Maj”. Eshtrat e të rënëve për liri e demokraci, për përparim e zhvillim, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, emrin e të cilëve mban ky bulevardi, nuk mund ta durojnë më këtë pjellë famëkeqe të neokomunizmit, i cili po mundohet të shtrijë rrënjët e politikës së kuqe enveriane pas 20 vjetësh demokraci. Kjo përbën virus kanceroz për demokracinë. Opozita socialiste po kërkon të privojë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në demokracinë e fituar me gjak pas viteve 1990. Por, këtë nuk e lejojnë strukturat e NATO-s dhe të Bashkimit Europian, këtë nuk e lejon demokracia amerikane, këtë nuk do ta tolerojë më shteti demokratik në Shqipëri, Presidenti, Parlamenti, sistemi gjyqësor dhe mazhoranca qeverisëse, e drejtuar nga Kryeministri Berisha, pasi kjo është çështje sistemi, kjo është çështje e së ardhmes së shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›