Lëvdatat e rrezikshme për Spanjën

Mirëpo, ish trajneri i Real Madridit mendon se futbollistët e tij duhet të ruajnë modestinë, pavarësisht lëvdatave të shumta për suksesin e tyre. “Shumë lëvdata janë të rrezikshme”, tha ai për të përditshmen sportive katalan Sport.
“Është normale sepse 16 skuadra marrin pjesë në çdo Kampionat evropian dhe 15 duhet të rrëzohen. Ju mund të nxirrni gjëra pozitive edhe nga një humbje”, shtoi ai. Tre anëtarë të skuadrës triumfuese në Euro 2012, Jordi Alba, Juan Mata dhe Javi Martinez janë përfshirë në ekip për Olimpiadën 2012 në Londër.
“Shpresoj që futbollistët tanë atje të luajnë rol të rëndësishëm, pavarësisht vështirësive që paraqiten në baza ditore në një garë më të barabartë. Jemi në një periudhë të suksesshme në sporte të ndryshme, si ekipore ashtu edhe individuale”, përfundoi ai. Spanja në fazën e grupeve do të ndeshet me Japoninë, Hondurasin dhe Marokun.