Shkarkohet Maradona

Diego Maradona është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wasl pas 14 muajve në detyrë.
Pozita e argjentinasit ishte në dyshim nga qershori kur komplet bordi i ekipit dha dorëheqje pas edicionit dëshpërues. Maradona, 51 vjeç iu bashkua skuadrës nga Dubai në maj 2011 dhe kishte edhe një vit në kontratën e tij. Ai largohet nga detyra pasi Al Wasl përfundoi i teti në tabelë.
“Pas takimit me bordin e drejtorëve të Al Wasl, është marrë vendim të ndërpremë bashkëpunimin me Diego Maradonan dhe stafin e tij teknik”, thuhej në komunikatën e klubit.