Levë pas koke për t‘i vjedhur celularin
Një 22-vjeçar nga Korça është plagosur rëndë, kur një grup të rinjsh nga një fshat i Pogradecit e kanë sulmuar për ta vjedhur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në Pogradec, kur një grup të rinjsh kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta në kokë 22-vjeçarin Edjon Salice nga Korça. Burime nga policia bëjnë të ditur se i riu është sulmuar për t‘i vjedhur telefonin celular. Ndërkaq është identifikuar dhe arrestuar një nga agresorët, 22-vjeçari, Maringlen Topuzi. Policia njoftoi se janë shpallur në kërkim "për vjedhje me dhunë", tre shokët e tij nga fshati Starovë i Pogradecit. Të njëjtat burime referojnë se deponimi i të plagosurit, tashmë jashtë rrezikut për jetën, ka bërë identifikimin e autorit dhe prangosjen e tij.