E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyn policia, parandalohet një vrasje

Ndërhyrja e Policisë së Kurbinit ka bërë parandalimin e një vrasjeje në fshatin Gjorm të këtij rrethi. Një 27-vjeçar është arrestuar pasi ka shtënë një herë me armë në drejtim të një bashkëfshatari të tij, 22 vjeç. Ngjarja ndodhi dje paradite, kur 27-vjeçari Lulzim Hasani është grindur për motive të dobëta me 22-vjeçarin Daljon Doda. Pasi kanë shkëmbyer sharje, Hasani ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka drejtuar Dodës për ta vrarë, por në këtë kohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup policësh të Komisariatit të Kurbinit, të njoftuar për sherrin. Hasani ka shtënë vetëm një herë në drejtim të Dodës dhe më pas ka ikur me vrap, duke hedhur pistoletën në tokë. Policët kanë arritur ta kapin pas pak minutash dhe kanë sekuestruar armën në cilësinë e provës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›