E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja Qytetare ZGJOHU reagon për Falsiklopedinë e ASHAM

Prishtinë, 28 Janar NOA - Lëvizja
Qytetare ZGJOHU! thotë se mirëpret letrën e Komisarit të Lartë të
OSBE për të drejtat e pakicave, Knut Vollebæk, kurse thekson se është
thellësisht e dëshpëruar nga fakti që Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të fshehë
përmbajtjen e letrës.

Kjo letër, sipas raporteve në media, është
dërguar me 18 janar 2010 dhe ka lejuar ngritjen e tensioneve ndëretnike në
përmasa të papërmirësueshme duke ndikuar drejtpërdrejt në mosbesim të skajshëm
nga shqiptarët.

Kjo taktikë e Qeverisë për të shtyrë
marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë deri në gërmi po bëhet praktikë dhe
kjo tendencë ishte aktuale edhe gjatë rastit të Falsiklopedisë së ASHAM,
marrëdhënieve me Kosovën dhe për fat të keq po përsëritet edhe me fëmijët,
prindërit dhe mësuesit shqiptar me imponimin e gjuhës maqedonase. Fitohet
përshtypja që këto provokime janë të qëllimshme dhe bëhen me prapavija politike
për të nxitur tension në marrëdhëniet ndëretnike për konsumim të brendshëm, -
shprehet Lëvizja.

Rekomandimet e z. Vollebæk janë
plotësisht në vijë me kërkesat e Lëvizjes ZGJOHU!, andaj edhe pas këtij
zhvillimi që demaskon politikën e Qeverisë, mbetemi në kërkesën tonë që
Ministër Todorov të japë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale, për
thyerje të ligjit për arsim, për mosrespektim të strategjisë afatgjate për
zhvillim të arsimit, për manipulim me rekomandimet e OSBE si dhe për
diskriminim ndaj nxënësve, prindërve dhe mësuesve shqiptar, - vijon deklarata.

Sipas Lëvizjes, dorëheqja e pakusht e
Ministrit Todorov kërkohet edhe për arsye të deklaratës së tij diskriminuese që
për fëmijët maqedonas do të paraqiste ngarkesë e tepërt ajo që ai vet vendosi
tju imponon fëmijëve shqiptar.

Apelojmë deri te Qeveria që ditë më parë të
përqafojë rekomandimet e z. Vollebæk dhe të konsultohet paraprakisht
me ekspert shqiptarë dhe të tjerë për çdo çështje që prek marrëdhëniet
ndëretnike dhe ndërfetare në vend për të evituar radikalizim të situatës në
vend në kohë kur të gjitha energjitë duhet të fokusohen në proçeset integruese
të vendit në strukturat EuroAtlantike, - përfundon reagimi.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›