Delegacioni i KE: Kosova ka ende sfida para

Prishtinë, 29 janar, NOA Anëtarët e një
delegacioni të Këshillit të Evropës të
udhëhequr nga shefi i zyrës së KE-së në Prishtinë, kanë deklaruar gjatë një
takimi që kanë zhvilluar me zv/kryeministrin Hajredin Kuçi se Kosova ka ende
detyrime që duhet të përmbushë sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Sipas tyre, është fakt se është arritur
progres i ndjeshëm, megjithatë mbeten ende sfida me të cilat Kosova duhet të
ballafaqohet dhe ti zgjidhë ato.
Një koordinim më i mirë ndërministror,
menaxhimi i integruar i kufijve si dhe disa çështje tjera, janë sipas
ekspertëve të Këshillit të Evropës kushtet kryesore për tu përmbushur nga
Kosova.
Një gjyqësor funksional i pavarur është prioritet për qeverinë, tha nga ana e
tij zëvendës/kryeministri Kuçi, duke
shtuar se qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht në këtë drejtim,
gjithnjë duke ruajtur pavarësinë e organeve të drejtësisë.
n.e/NOA