Lëvizja “Zgjohu” sfidon kreun e G 99, e fton për ballafaqim

Skema e vjedhjes së 7 miliardë lekëve zbërthehet nga 99 pyetje për Erion Veliajn
Lëvizja qytetare “Zgjohu” thërriti dje në një seancë dëgjimore në ambientet e Hotel “Tirana International”, 9 Erion Veliajt e 9 MJAFT-ëve që kanë vjedhur 7 miliardë lekë të shoqërisë civile për rininë. Ndonëse ftesa ishte zyrtare dhe u monitorua në mënyrë të rregullt nga media, asnjë nga Erion Veliajt e thirrur nga lëviza “Zgjohu” nuk u paraqit ashtu siç edhe parashikohej dhe kësisoj enigma e zhdukjes së 7 miliard lekëve nga Veliaj & Co, ende vazhdon, ndonëse po afron data e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe mega hajdutët nuk meritojnë të jenë në listat e kandidatëve për deputetë.
Përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj parashtroi 99 pyetje për Velinë, duke zbërthyer skemën e vjedhjes së 7 miliard lekëve të rinisë shqiptare, duke filluar nga
historia e vërtetë dhe implikimit të rrjetit sorosian me krijimin dhe lançimin e Erion Veliajt në shoqërinë civile dhe politikë; sa para kishte thithur Veliaj në numrat bankar brenda dhe jashtë vendit nga donatorët ndërkombëtarë dhe si ishin menaxhuar këto para;
kush ishin bizneset që faturonin paratë e MJAF-ve të Veliajt dhe ç’lidhje kishin Denis Behluli dhe Arbër Veliaj (i vëllai i Erionit) me këto para; sa para ishin faturuar vëllai i Erionit dhe Denis Behluli dhe a i kishin paguar taksat, si dhe nëse kishin deklaruar pranë donatorë konfliktin e interesit; si përdorej shoqata Fshati Urban me Drejtor Ekzekutiv vëllain e Erion Veliaj, për të fshehur biznese të paligjshme që kryenin evazion fiskal ë shifra marramendëse në qindra miliona lekë dhe që kalonin paratë nga njëra dorë në tjetrën; përse ishin fshirë faqet on-line të bizneseve të Mjaftëve të Veliajt dhe Maznikut nga interneti dhe a e dinin ata që çdo faqe e fshirë ndodhet e ruajtur në arkivin e botës;
a e dinin donatorët që familjet e Veliajt dhe Maznikut qarkullonin të gjitha paratë e MJAFT-it nga njëra anëtar i familjes tek tjetri duke përfshirë gratë, vëllezër, motra; a ishin përdorur paratë e MJAFT-ve për të financuar G 99, dhe me çfarë dollarësh ishte bërë trajnimi dhe mbështetja e G 99-ës Korrik 2008 në Himarë, dhe a ishin transferuar pajisjet e MJAFT (kompjuterë, printerë, fotokopje, celularë që janë përdorur për vëzhgimin e zgjedhjeve 2007) në zyrat e G 99; si funksiononte transferimi i aseteve nga Shoqata G 99 drejt Partisë G 99 dhe çfarë ligjesh po shkeleshin me këtë rast; ku ishin zhdukur mbi 300 mijë euro të Fondacionit MJAFT dhe me çfarë parash ishin blerë shtëpia e Maznikut në mes të Tiranës, në katin e 10-të në tarracën e të cilës ishte ngritur dhe një pishinë dhe me çfarë të ardhurash Veliaj kishte të dokumentuar nga lëvizja “Zgjohu” 2 apartamente në Tiranë; sa të ardhura deklaronte klani Veliaj & Mazniku në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim Taksave, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, dhe çfarë dëme i kishin sjellë shtetit; sa para nga 7 miliardë lekë kishin përfunduar në xhepat e Veliajve & Co.
Ndërkohë që sot lëvizja “Zgjohu” tregon se si u përdorën 7 miliard lekët e rinisë shqiptare për të fryrë xhepat e Erion Veliajt, vëllait të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë.
Përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj deklaroi se ftesa drejtuar Veliajt, për të dhënë llogari vlen edhe për ditën e sotme.
Sipas tij, çdo argument po regjistrohet në video dhe një kopje e kasetës do t’i dërgohet Prokurorisë, Drejtorisë kundër Krimit Financiar dhe Ekonomik në Drejtorinë e Policisë, strukturat kundër evazionit fiskal në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim Taksave, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Këshillit të Mbikëqyrjes Bankare pranë Bankës së Shqipërisë, etj. Po ashtu një kopje do t’i drejtohet Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe të 45 donatorëve që i dhanë Veliajt 7 miliardë lekë.
...